Home KRYESORE 75 vite miqësi Shqipëri – Kinë në sytë e atyre që e...

75 vite miqësi Shqipëri – Kinë në sytë e atyre që e kanë përjetuar në veten e parë.

Nga Artur Nura

Këtë radhë isha i ftuar në restorantin kinez të “Lulishte 1 Maji” në Tiranë në shoqërinë e miqve Spartak Nano dhe Sotiraq Xharo që janë themeluesit e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kinë dhe që qartazi kanë shumë gjëra të përbashkëta njerëzore.

Në një atmosferë miqësore midis nesh, por edhe klientëve të tjerë në atë restorant Kinez të kryeqytetit shqiptar, të cilët na erdhën në tavolinë dhe na përshëndetën ndërsa na folën për miqësinë e tyre me Kinën dhe kujtimet e tyre personale dhe, ku vihej re pasioni njerezor në mënyrën e të folurit për vendin e madh aziatik.

 një foto të 100 studenteve të viteve (1961 – 1962) në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit

Dy miqtë tanë, Spartak Nano dhe Sotiraq Xharo – janë respektivisht kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kinë dhe bashkë-themelues dhe drejtues i kësaj shoqate të cilët të flasin me pasion për kujtimet e tyre në raport me kohën kur marrëdhëniet Kinë – Shqipëri ishin në kulmin e tyre, por që edhe sot mbajnë korrespondenca dhe miqësi me institucione dhe individë Kinezë.

Jo rastësisht më kërkuan të takoheshim te ky restorant që çdo gjë e kishte të konceptuar në traditën kineze të kuzhinës dhe artit kinez të restorantimit. Padyshim kujtimet e tyre përcjellin etapa të ndryshme të këtyre relacioneve dhe padyshim edhe filozofinë, eksperiencën dhe frymën personale të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve, pra Kinës dhe Shqipërisë dhe që sot nën siglën e Shoqatës ndihmojnë në komunikimin midis shteteve përkatës e më gjerë.

Spartak Nano, Sotiraq Xharo dhe Artur Nura në restorantin kinez të “Lulishte 1 Maji”

Zotërinjtë Nano dhe Xharo ndanë me mua veçantinë e kujtimeve të tyre, atyre marrëdhënieve njerezore shumë planëshe, e cila duhet thënë, jo gjithmonë gjejnë dakordësi dhe mirëkuptim në një realitet diversitetesh të mendimit, botëkuptimeve politike dhe të kulturave të ndryshme në gjeografinë globale, por duket se ana njerëzore padyshim i sjell botës mundësi që i tejkalojnë kufijtë ideologjikë dhe politikë.

Pra përmes jetës së tyre personale, dy miqtë e mi Nano dhe Xharo, duket se kanë ndërtuar disa ura të cilat tejkalojnë ndasitë e divergjencave politike përmes eksperiencave të tyre njerëzore shumë domethënëse, që nisin nga koha kur ishin studentë dhe sot që janë parimisht në pension, por që ditën e kanë shumë dinamike.

Miqtë e mi Nano dhe Xharo ndërsa më flasin me pasion për miqësinë midis dy popujve perceptuar në eksperienca jetësore personale tregojnë se ata janë në koherencë me ndryshimet e këtyre kohëve dhe nuk stepen padyshim të ofrojnë popujt më afër njëri tjetrit, në rastin konkret Kinës së madhe dhe Shqipërisë së vogël.

Miqësia Shqiptaro – Kineze në fokusin e Spartak Nanos

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano më tregoi se raportet e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kinë me ambasadën e Kinës në Shqipëri kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe se përkrahja dhe ndihma afatgjatë ndaj shoqatës që ai drejton nga ana e autoriteteve të ambasadës është frymëzuese për të gjithë anëtarësinë të cilët kanë përgjithësisht lidhje të drejtëpërdrejta me Kinën.

Shoqata – na thotë Nano – me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve do të vazhdojë të thellojë shkëmbimet me ambasadën kineze dhe do të luajë rolin e urës për të thelluar njohjen nga qarqet e ndryshme shqiptare të nismës “Një brez, një rrugë” duke nxitur arritjen e rezultateve të mëtejshme prej bashkëpunimit e shkëmbimeve dypalëshe në fushën ekonomiko-tregtare, dhe njerëzore, etj.

Foto:VCG

Foto:VCG

Nano – shtoi gjithashtu se – Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Kinë ka nxitur miqësinë tradicionale midis dy vendeve dhe, duke vënë në dukje se miqësia kino-shqiptare i ka themelet te popujt e të dy vendeve,  shprehu besimin se kjo shoqatë do të japë ndihmesë të mëtejshme për shtimin e shkëmbimeve miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve tona.

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano shprehu kënaqësinë që vitet e fundit, marrëdhëniet shqiptaro-kineze kanë pasur zhvillim të madh dhe se donte të komplimentonte Ministrinë e Jashtme të Kinës e cila ka hequr vizat me një sërë vendesh dhe gjithashtu me Shqipërinë duke u bërë në një kohë të shkurtër partneri i dytë ekonomiko – komercial i Shqipërisë.

Ai para plelqeu to thoshte se të gjithë anëtarët e Shoqatës ushqejnë ndjenja të thella dashamirëse për Kinën dhe dëshirojnë të japin kontributin e vet për zhvillimin e thellimin e miqësisë midis dy popujve.

Spartak Nano, Sotiraq Xharo dhe Artur Nura në restorantin e kuzhinës kineze “Lulishte 1 Maji”

Libri “Gramatika e Gjuhës Kineze” nga z. Sotiraq Xharo

Miqësia shqiptaro Kineze në emocionet e Sotiraq Xharos

“Unë jam njëri nga 100 studentët e parë shqiptarë në Kinë” – na thotë Xharo dhe ndërkohë nga portofoli i tij me plot emocione na nxjerr e na tregon një foto të atyre studenteve te atyre viteve (1961 – 1962) ku ishte edhe vetë student në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Sigurisht fakti qe ai mbante atë foto në portofol është shumë domethënëse dhe tregon se çfarë rëndësie kanë ato vite të jetës së tij edhe sot ndërsa ka kaluar 80 vite jetë.

Padyshim që mosha tek njeriu ka rol relativ dhe në rastin e Xharos padyshim që është kështu. Xharo na tregon edhe punën e fundit që ka realizuar dhe është libri “Gramatika e Gjuhës Kineze” botuar me mbështetjen e Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës.

Xharo na thotë se ky libër është një kontribut personal që do i shërbejë studentëve të sotëm shqiptarë të Kinës por edhe studentëve kinezë në Shqipëri në mënyrë që ata/ato krahas shkrimit të bukur të hieroglifeve dhe leximit sipas tonacioneve përkatëse, të njohin mirë e të përdorin sic duhet rregullat e gramatikës, të cilat sipas tij, janë të veçanta dhe në disa raste nuk ngjasojnë me gjuhët klasike europiane.

Gjuha Kineze sipas Sotiraq Xharos është në vetvete një pasuri e madhe e pashoqe, krahasuar me gjuhët e tjera të botës. Në të fshihen arti, teknika gjuhësore dhe muzikale, karakteristika origjinale që skanë të krahasuar me gjuhët e tjera të botës na thotë ai plot pasion.

Sipas Xharos komunikimi nëpërmjet gjuhëve është një magji dhe na tregoi se kishte mundur të përkthente këngë të folklorit shqiptar në gjuhën kineze, se kishte realizuar në mënyrë autodidakte fjalorë të gjuhës kineze në shqip e greqisht…

Një tjetër mik i miqësisë Kinë – Shqipëri

Në tavolinën tonë vjen e na përshëndet edhe z. Nesip Ibrahimi që ka mbi shpinë 92 vite, por vazhdon të jetë ende aktiv në jetën shoqërore e familjare. I veshur “shik” dhe me një ecje tepër elegante për moshën, na përshëndet e na thotë se kujtimet me Kinën janë shumë dimensionale për të dhe se e ka vizituar disa herë Kinën dhe se ka mbresa të pashlyeshme.

Spartak Nano, Sotiraq Xharo dhe Artur Nura në restorantin kinez të “Lulishte 1 Maji”

Ndërkohë Ibrahimi I drejtohet kryetarit të Shoqatës Miqësisë Shqipëri – Kinë dhe i thotë se duhet me patjetër të bëhet edhe ai anëtar I kësaj shoqate se ka shumë për thënë dhe për të dhënë dhe, se ishte I gatshëm të na jepte një intervistë për ato kujtime të bukura dhe të pashlyeshme.

Pak histori dhe konkluzione

Pas kësaj eksperience në veten e parë dhe ndërsa e mbyllim këtë reportazh të shkurtër, mund të them se pavarësisht marrëdhënieve shtetërore, të cilat lëvizin sipas interesave gjeopolitik, marrëdhëniet njerëzore mbeten të pashlyeshme dhe të përhershme ndërsa padyshim forcojnë marrëdhëniet midis dy popujve.

Por, duhet shtuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës kanë një bazë shumë më të thellë historike, të karakterizuar me ngritje-rënie gjatë periudhave të ndryshme gjë që ka bërë shumë historianë dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare ti kushtojnë rëndësi të veçantë relacioneve unike mes shtetit të vogël evropian dhe gjigantit aziatikë.

Kujtojmë sot që Shqipëria e njohu Republikën Popullore të Kinës dhe vendosi marrëdhënie me të menjëherë pas shpalljes si republikë në vitin 1949, por marrëdhëniet u konkretizuan në vitin 1954. Në fillim të viteve të 60-ta, kryeministri kinez Zhou Enlai vizitoi Shqipërinë, ndërsa më vonë kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu vizitoi Kinën duke nënshkruar disa deklarata që hodhën bazat për miqësinë e përbashkët.

Gjatë këtyre viteve, Kina ndihmoi financiarisht Shqipërinë, ndërsa miqësia mes dy vendeve u forcua. Por, nga vitet 70’ të shekullit të kaluar, marrëdhëniet mes të dy vendeve u ftohën.

Megjithatë, duhet thënë se ndikimi kulturor i kësaj miqësie ka lënë gjurmë në të dyja vëndet dhe personazhet e këtij shkrimi e dëshmojnë më së miri këtë fakt. Tashmë, Shqipëria sot është anëtarë e NATO-s dhe e orientuar qartazi drejt Perëndimit, por nga ana tjetër mban raporte korrekte diplomatike me Pekinin, për çka dëshmon edhe marrëveshja e fundit për heqjen e vizave.

51 këngë shqiptare të përkthyera në gjuhën kineze nga Sotiraq Xharo dhe Bujar Taullah

Përkthimi i këngëve me dorëshkrim

Në fakt dhe për ta mbyllur, Shqipëria dhe Kina në pritje për të festuar 75 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, më 17 janar njoftuan marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve. Ky ishte dhe është një zhvillim i rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike dhe solli përshpejtim të menjëhershëm të marrëdhënieve ekonomike dhe Kina u bë shumë shpejt partneri i dytë ekonomiko tregtar i Shqipërisë./Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: