Prej 2 vitesh në të gjitha shkollat e vendit ofrohet shërbimi psiko-social.
Adoleshentët përherë e më shumë kanë qasje nga psikologëve dhe punonjësve socialë. Por cilat janë shqetësimet që ata referojnë më shpesh tek profesionistët?
“Mosha 16-18 vjeç kanë qasje shumë të mirë, unë personalisht kam gjithnjë në rritje kërkesën dhe pranimin e shërbimit psikologjik. Zakonisht ajo çfarë vihet re te adoleshentët është mungesë përqendrimi, hutimi dhe lodhje.
Kur hymë në bisedime ose në konsultën psikologjike vihet re ‘jam pa gjumë’, për shkaqet i referohen disa prej tyre puna deri në orët e vona, qëndrimi i gjatë në telefon. Problemet familjare, divorcet e kështu me radhë.
Faktorët që ndikojnë për keq në gjendjen emocionale, edhe pse nuk e pranojnë, janë konsumimi i pijeve energjike, duhani, pamundësia që kanë për ta konsumuar në ambientet shkollore nxit nervozimin dhe i bën ata të kenë pak më pak përqëndrim dhe të jenë më kundërshtues.
Ka një ngërç që lidh problematikat e moshës të shkollës dhe problematikat e familjes. Kjo kërkon shumë vëmendje, angazhim multidisiplinar, të mësuesit dhe prindërit dhe shërbimit psikolo-social. Kur hartohet ndërhyrja, marrin pjesë shumë faktorë, asnjëherë nuk flasin për një arsye të vetme apo një apo dy simptoma të vetme”, tha Nereida Llaha-Psikologe Shkollore.
Top Channel