Home Approccio Italo Albanese Dokumentari i RAI3, reagon Meloni: Rama u linçua se ndihmoi Italinë me...

Dokumentari i RAI3, reagon Meloni: Rama u linçua se ndihmoi Italinë me emigrantët

Edi Rama siç edhe thotë një shprehje shqiptare u tregua një mik i mirë në kohë të vështira për Italinë e cila po kalon prej vitesh një krizë të fortë prej ardhjes të emigrantëve nga Afrika.

Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur edhe homologia e tij Georgia Meloni pas vendosjes në një sulm frontal nga Rai 3 të, Shqipërisë dhe zyrtarëve të qeverisë, vetëm e vetëm pse u përfshinë në ndihmë-dhënien Italisë për ta zbutur sa mundet krizën e emigrantëve.

Për herë të parë nga një aktivitet në Piazza I Maggio në Pescara, nga ku kryeministria Meloni shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet evropiane u ndal edhe në atë çfarë prodhoi e transmetoi Rai3.

Shefja e qeverisë italiane e komentoi dokumentarin e Rai 3 si “një linçim ndaj kryeministrit Edi Rama vetëm e vetëm se ai ndihmoi Italinë”.

“Sa i përket emigrantëve ne kemi një marrëveshje me Edi Ramën, por çfarë ndodhi? Hapu dhe… E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falenderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian. Ata e linçuan. Edhe Tele-Meloni, ju e dini, apo jo? Nuk e njihni Tele-Melonin? Ai që bëri një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgoj Ramës dhe gjithë popullit shqiptar solidaritetin tonë për këtë që iu bënë”, tha Meloni.

Kryeministri Edi Rama gjatë javës që lamë pas u përfshi në replika të forta kundërshtuese me Rai3, pasi në emisionin Report nuk u transmetuan përgjigjet e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçi për të cilin në një intervistë për Top Channel deklaroi se “zoti Agaçi në atë program ishte viktimë e një agresioni të pashembullt”.

Top Channel

Share: