Kur Yasushi Sasaki u transferua nga Japonia në Belgjikë në moshën 19-vjeçare, nuk fliste asnjë fjalë frëngjisht dhe nuk e dinte se çfarë do të bënte me jetën e tij.
Por, muajin e kaluar, në moshën 52-vjeçare, ai u emërua përgatitësi i vitit i çokollatës në Bruksel nga guida prestigjioze e ushqimit Gault&Millau, një triumf jo i vogël në një vend që e konsideron veten atdheun e çokollatës.
I cilësuar si “magjistar i shijes”, Sasaki kryen eksperimentet e tij në një punëtori të vogël prapa dyqanit të tij.
“Që nga momenti që e zgjodha si profesion, çokollata u bë gjithë jeta ime, Është një hobi, një punë, një kënaqësi”, rrëfen ai.
Me origjinë nga Nara, afër qytetit të Osakës, Sasaki merr frymëzim nga vendlindja e tij, por jo të gjitha shijet japoneze përshtaten.
“Çaji jeshil është shumë i fortë dhe kombinohet më së mirë, edhe qitro”, shpjegon Sasaki, që zgjedh furnitorët e tij me kujdes. Për shembull, çaji jeshil vjen nga Kioto, ku ai porosit drejtpërdrejt nga një kushëri që punon në këtë sektor Me rritjen e çmimeve të kakaos, ai është i kujdesshëm për të kontrolluar kostot.
Sot, Sasaki eksporton krijimet e tij përsëri në vendin e tij, ku shitjet arritën kulmin rreth ditës së Shën Valentinit.
Top Channel