Home Gjeo-Ekonomia Open Data: Mosrealizimet e Projekteve me Financim te Huaj. Arsye Klienteliste

Open Data: Mosrealizimet e Projekteve me Financim te Huaj. Arsye Klienteliste

Investimet e Huaja në vitin 2023 u realizuan (konsoliduan) vetëm 29,77 e Planit Fillestar. Ekzekutivi miraton Buxhete dhe Plane Investimi duke anashkaluar Parlamentin

Ky është indikatori me negativ.

Në nivele negative qëndron edhe vitit 2022 me vetëm 54% realizim të Investimeve me financim të huaj, vit ku Lista e Investimeve Publike u ndryshua me Akt Normativ duke shtuar buxhet për projekte të caktuara.

Artikulli i OpenDataAlbania zbardh këtë nivel mosrealizimi ne vite: Link Investime Publike me Financim të Huaj dhe të Brendshëm, Konsolidim 2018 – 2023 – Open Data Albania (ndiqparate.al)

Po pse nuk Konsolidohen këto investime dhe çfarë tregon ky indikator.

Për të realizuar projekte me Financim të Huaj, Qeveria duhet të përgatisë me kujdes të gjitha dokumentet e një Projekti që tek studimet , planifikimet dhe preventivat. Kjo kërkon seriozitet dhe Konsulencë cilësore të zgjedhur me garë jo konsulencë klienteliste. Pra projektet që mbështeten nga Donator të Huaj garantojnë standarde më të sigurta.

Po njësoj për një vepër me financim të huaj, qeveria duhet të bëjë tender të hapur ndërkombëtar me dokumentacion, standard dhe bazë ligjore sipas kërkesës së Donatorit. Tenderët e bëra nga autoritetet kontraktore shqiptare në 3 vitet e fundit edhe kur bëhen me procedurë ndërkombëtare bëhen me afate të pamjaftueshme kohore (për njohje dhe licensim) prej vetëm 30 ditësh dhe me gara me redflag (risk për parregullsi). Ndërkohë problematika të garës dhe numri i lartë i procedurave me risk dhe redflag i bën edhe më problematike besimin e Bizneseve serioze. Pra Qeveria po preferon investime të brendshme se aty tenderi bëhet sipas rregullave dhe standardeve (jo cilësore dhe klienteliste).

Parlamenti “noterizon” Qeverinë. Prej shumë vitesh Buxheti i Shtetit bëhet nga Këshilli i Ministrave. Megjithëse është rol i Parlamentit Miratimi i Ligjit për Buxhetin, Ekzekutivi ja ka dalë ta bëje buxhetin si ka dashur, përmes Akteve Normative me fuqi të ligjit. Kështu Kryeministri, Zëvëndës Kryeministri apo Ministarat si pjesë e Këshillit të Ministrave kanë ndryshuar buxhete duke dërguar tek projekte, kontrata, investime dhe kontraktor të caktuar fonde përmes ndryshimit të Buxhetit të Shtetit dhe Listës së Investimeve sipas vullnetit të ekzekutivit pa proces legjislativ.

Aktet Normative hyjnë në fuqi menjëherë, Parlamenti nuk ka asnjë të drejtë ti shqyrtojë, diskutojë, amendojë etj. Në finale Parlamentit i mbetet vetëm një pëlqim formal i cili nuk ka asnjë vlerë pasi ndërkohë efektet janë dhënë. Por Aktet Normative duhen përdorur vetëm në raste emergjencash të paparashikuara.

Link: The Council of Ministers assumes the authority of the Legislative. Normative Act No. 1 Amendments to the 2024 Budget Law violates Article 7 of the Constitution, the Principle of Separation of Powers – Open Data Albania (ndiqparate.al)

Më herët organziata AIS e njohur si OpenDataAlbania i ka bërë thirrje Parlamentit të mos pranojë sjellje të tilla nga Ekzekutivi dhe të rrëzojë Aktet Normative me fuqi ligji.

Artikuj të tjerë mbi Investimet Publike dhe Mbikëqyrjen e Buxhetit të Shtetit në Planifikim dhe Konsolidim i gjeni në databazën për të dhëna të hapura Open Data Albania. https://ndiqparate.al/?cat=457  

Share: