Home KRYESORE Paketa e sigurisë në shkolla/ Balla: Penalitetet ndaj shkelësve do të jenë...

Paketa e sigurisë në shkolla/ Balla: Penalitetet ndaj shkelësve do të jenë dyfish më të forta

“Qasja jonë është të rrisim penalitetet që lidhen me parashikimet e kodit rrugor brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Çdo qytetar e pranon propozimin tonë kur shkelet perimetri i shkollës, shkelësi nuk mund të ndëshkohet njëlloj sikur ndodh diku gjetkë. Duhet të jetë një penalitet të paktën dy fishmë i lartë. Kur tejkalon shpejtësinë pranë një shkolle, nuk mund të ndëshkohesh vetëm me penalitetin sa një gjobë apo ulje pikëve në patentë.

Kur kalon me shpejtësi pranë oborrit të shkollës, je ne limitet e kryerjes së veprës të rëndë penale. Duhet të jemi të ashpër ndaj Çdo shkelësi pranë shkollave. Kur parakalon në mënyrë të papërgjegjshme mikrobusin e fëmijëve, nuk penalizohesh njëlloj sikur parakalon një mjet tjetër. Penaliteti duhet të jetë dyfish më i fortë. Kjo duhet të jetë qasja dhe besoj se të gjithë e kuptojmë. Meqenëse iu referova SHBA, e njëjta gjë është edhe në atje për drogërat sintetike.

Çdo shkelje që përfshin në një incident rrugor mjetin që lëvizin fëmijet në shkollë, ndëshkimi do të jetë ekzemplar. Kështu mund të garantojmë një siguri më të madhe. Ne kemi bërë vlerësim të situatës në terren sepse ky dimension sigurie i kësaj pakete nuk përfshin vetëm pjesën që lidhet me policinë e shtetit.”, tha Balla.

360grade.al

Share: