Home KRYESORE Tabaku: Opozita fitoi të drejtën kushtetuese të mohuar! Përdorimi i institucioneve, më...

Tabaku: Opozita fitoi të drejtën kushtetuese të mohuar! Përdorimi i institucioneve, më efektiv se djegia e flakadanëve në Kuvend

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka qenë e ftuar në emisionin “Top Talka” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel ku foli për situatën aktuale politike në vend, duke u përqendruar tek gjendja brenda Partisë Demokratike.

Duke folur për dakordësinë që u arrit mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, Tabaku tha se opozita fitoi të drejtën kushtetuese dhe theksoi se përdorimi i institucioneve mund të dëmtojë qeverinë më shumë se çdo përshkallëzim në Kuvend.

“Opozita fitoi të drejtën kushtetuese të mohuar për kaq muaj për të ushtruar kontrollin që bëhet nëpërmjet komisioneve hetimore. Në çdo kiomision ka qenë debati i bërë nga opozita. Jam e sigurt se mazhoranca do të përpiqet të bllokojë, kështu u munduan edhe mua të më bllokonin punën në komisionin hetimor për inceneratorët. Unë u kam bërë thirrje kolegëve që ne duhet të përmendim institucionet sepse ka më shumë peshë fjala sesa ai përshkallëzim në Kuvend. Përdorimi i institucionit, dëmton më shumë kundërshtarin sesa çdo flakadan apo zhurmues që mund të përdoret në seancë”- u shpreh Tabaku.

E pyetur për bashkimin e PD, Tabaku tha se duhet që kjo gjë të ndodhë në strukturat e partisë në bazë dhe të dilet me një ofertë politike.

“Ka një pjesë të madhe të bashkuar por besoj se ka akoma punë për t’u bërë sepse ky bashkimi që ka ndodhur, duhet të ndodhë me strukturat, në bazë në shoqëri dhe duhet të fillojë të krijohet fryma. Duhet të fillojë me ofertën politike përndryshe ndodhemi në nivelin e zgjedhjeve lokale”- tha deputetja.

Sa i takon të ardhmes së saj në politikë, ligjvënësja shtoi se nuk ka rëndësi se nëse do të jetë ende në pozicionin e deputetes përsa kohë ka mundësi të japë kontributin e saj.

“Po të kisha qenë pragmatiste dhe unë, do kisha bërë një zgjedhje të sigurt. Unë besoj se atë thirrje që kam bërë 3 vite më parë për një pd të bashkuar po merr formë. Unë kam qenë që fëmijë pjesë e PD, nuk ka rëndësi fare se ku është Jorida nesër, unë sa kohë të jem në politikë do vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë”– shtoi Tabaku.

Ndërsa sa i takon akuzave të bëra nga Alibeaj dhe Basha për Amnistinë Penale që u dekretua sot nga presidenti, Tabaku tha se nuk ka vend për akuza të tilla kur të gjithë protestuesit e opozitës që u arrestuan se morën pjesë në tubime, do të lirohen tashmë.

Top Channel

Share: