Home Gjeo-Ekonomia “Vuçiç më ka dërguar një letër 5 faqëshe,” Milanoviç: Kjo nuk do...

“Vuçiç më ka dërguar një letër 5 faqëshe,” Milanoviç: Kjo nuk do të ndryshojë asgjë! Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç në një deklaratë së fundmi është shprehur se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se homologu i tij në Serbi, Aleksandar Vuçiç ia dërguar një letër pesë faqëshe.

“E mbështes anëtarësimin e Kosoves në Këshill të Evropës, pavarësisht se Vuçiç më ka dërguar një letër 5 faqëshe. Por kjo është kështu, është politikë e Kroacisë, nuk do të ndryshojë asgjë”, ka thënë Milanoviç.

Ai shtoi se e mbështet edhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB. Kreu i shtetit kroat i pyetur nga gazetarët për raportet me vendet fqinje dhe të rajonit ka folur edhe për marrëdhëniet me shqiptarët.

“Me shqiptarët gjithmonë do të jemi të afërt dhe miq, pa qëllime për t’u prishur me Serbinë”, ka thënë ai.

Ky reagim i Milanoviç ka ardhur teksa ai ja votuar në zgjedhjet parlamentare të cilat i fitoi partia konservatore në pushtet por jo me vota të mjaftueshme për ta formuar e vetme qeverinë atje.

360grade.al

Share: