Home Gjeo-Ekonomia 1 në 3 banesa blihet nga të huaj, agjensitë imobiliari: Kërkesë e...

1 në 3 banesa blihet nga të huaj, agjensitë imobiliari: Kërkesë e lartë për qira, por pak prona

Gati 1 në 3 shtëpi që shitet në Shqipëri po blihet nga pronarë të huaj, sipas një raporti të bankës së Shqipërisë. Çmimet e konsideruara të larta për shqiptarët, sipas ekspertëve  ndërkohë kanë ndikuar në rritjen e qirave.

Gati 1 në 3 shtëpi që shitet në Shqipëri po blihet nga pronarë të huaj, sipas një raporti të bankës së Shqipërisë. Çmimet e konsideruara të larta për shqiptarët, sipas ekspertëve ndërkohë kanë ndikuar në rritjen e qirave.

Rritja e kërkesës në kushtet e mungesës së pronave, rriti çmimet e shtëpive me qira, kryesisht në kryeqytet, sipas agjentëve imobiliarë.

Eksperti Mateo Spaho e lidh këtë fenomen me çmimin e lartë të pronave në shitje!

Ndërkohë balanca e kërkesës dhe ofertës në shit-blerje, sipas agjentëve të pronave solli qëndrueshmëri të çmimeve.

Por ekspertët, vërejnë rënie të kërkesës për blerje.

Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se 1 në 3 banesa blihet nga të huajt, të dhëna që agjensitë e menaxhimit të pronave I konfirmojnë

Veç të moshuarve kryesisht Italianë që po zgjedhin zonat bregdetare të Shqipërisë për të jetuar, të tjerët krahas një shtëpie pushimi e shohin edhe si mundësi investimi

Pritshmëritë e agjenteve imobiliar janë pozitive si për tregun e shitblerjes, ashtu edhe atë të qirave, kjo edhe për shkak të numrit në rritje të të huajve që kërkojnë prona në vendin tonë.

Share: