Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut të qeverisë, Edi Rama që të anulojë vizitën në Greqi e paralajmëruar për më 12 maj.
Në fjalën e përnatshme para mbështetësve nga shtëpia e tij, Berisha ftoi diasporën në një betejë për qeveri teknike.
Pjesë nga fjala:
Edi Rama, beteja është me ty mbi të gjitha.
Beteja jonë është e pathyeshme.
Beteja jonë ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që ti po e shfaros me vjedhjet, plaçkitjet që po i bën çdo ditë.
Çfarë u thua ti nënave dhe motrave shqiptare që u kë përzënë adoleshentët, fëmijët e tyre, më shumë se lufta civile në çdo vend tjetër përveç Sirisë?
Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua?
Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria?
Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.
Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar.
Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë.
Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin.
Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.
Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion.
Mos harro se ata janë atje sot se vendi i tyre, parajsë e Zotit nga burimet, është shndërruar në tokë të ndaluar.
Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato.
Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua?
Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh.
Mendon se do paraqitesh si patriot, po ty të dinë të gjithë, ti je një antishqiptar që më shumë se ç’të ka thënë publicisti i njohur gjerman, ti je Pashiqi i Tiranës.
Ndaj dhe ftoj diasporën, ftoj emigracionin, të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit.
Në betejë për qeverinë teknike.
Në betejë për fitoren e opozitës.
Në betejë për shtetin ligjor.
Për të drejtat njerëzore.
Për trefishimin e rrogave.
Për Shqipërinë drejt Europës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
360grade.al