Home KRYESORE Blendi Gonxhja: “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse për Shkodrën

Blendi Gonxhja: “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse për Shkodrën

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i miren johuri Blendi Gonxja ka publikuar sot në rrjetet sociale një galeri fotosh ku përcillet dinamika e punës që po bëhet në Shkodër për përfundimin e “The Albanian Key”, skulpturës monumentale, fituese e Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës.

“Në prag të përfundimit skulptura monumentale “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi – Milot! – shkruan në postimin e tij Gonxhja.

Sic kemi shkruar edhe me pare ne Perqasje.com, Alfred Mirash – Milot, përveçse me një çelës gjigand konceptuar si një hajmali fati në portën hyrëse të qytetit të Shkodrës, tenton të dëshmojë përmes idesë dhe realizimit me përmasa gjigande të kësaj skulpture hekuri, se shoqëritë meritojnë një të sotme dhe të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët, pa dyer të mbyllura, pa ndalime, pa privacione, pa hilera dhe pa konflikte.

Duket se e gjitha kjo gjuhë filozofike e artistit italo shqiptar Alfred Mirashi Milot nuk flet me gjuhën tradicionale të legjendes së Rozafatit ku vëllezërit pa komunikuar me njëri tjetrin sakrifikojnë më të pafajshmen e familjes së tyre për të ndërtuar kështjellën legjendare ku murosën Rozafën e pafajshme dhe ku parimisht do mbroheshin nga invazionet e huaja…!

Gjuhë më të pastër, më të sinqertë dhe më realiste se sa kjo vepër arti, krijimi, ku celësi merr trajta abstrakte sepse e konsideron botën pa porta në komunikim dhe në shkëmbim, konturon manifestimin e sublimitetit krijues dhe përjetues, ku hekurit I jepet forma më e lartë komunikuese, pikërisht ajo e Paqes dhe bashkejetesës tolerante.

Postimi i plote i ministrit Gonxhja

Në prag të përfundimit skulptura monumentale “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi – Milot! 🌟

🎨 Kjo kryevepër artistike, një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, program nën kujdesin dhe financimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke sjellë një dimension të ri estetik dhe kulturor. Me përmasa mbresëlënëse prej 20 metrash të gjatë dhe 10 metrash të lartë, kjo skulpturë simbolizon fuqinë dhe komunikimin përmes artit.

🔧 Pas orësh të panumërta pune dhe përkushtimi, Alfred Mirashi – Milot dhe ekipi i tij i talentuar po realizojnë një vepër që do të hyjë në historinë e artit shqiptar. “The Albanian Key” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri. 🗝️✨

Postimi i Goxhes

Share: