Home KRYESORE Cfarë shqiptarët mund të mësojnë nga tufa e majmunëve Keekerok!

Cfarë shqiptarët mund të mësojnë nga tufa e majmunëve Keekerok!

Nga Irena Beqiraj

Tufa Keekerok ishte tufa me të cilën neuroshkenstari Sapolksy kishte filluar studimet mbi sjelljet shoqërore të majmunëve babunë në Kenia , studime që zgjatën plot 30 vite .

Babunët, njësoj si njerzit jetojnë në grupe të mëdha shoqërore, të lidhura ngushtë edhe shfaqin sjellje shumë të qarta hierarkike. Meshkujt dominues janë në krye të hierarkisë . Duke matur nivelet e kortizolit, ose hormonit të stresit, shkencëtari arriti në përfundimin se sa më i lartë të jetë rangu social në grup, aq më të ulëta janë nivelet e stresit. Sa më i ulët të jetë rangu social aq më mizerabël është jeta e një babuni.

Përbërësi kritik për të pasur stres të ulët ishte aftësia e kontrollit,” . Sa më i lartë niveli i dominimit në tufë , aq më I lartë ishte kontrolli mbi të tjerët duke stresuar këto të fundit , sikurse edhe Andreotti thoshte ” Pushteti lodh ato që nuk e kanë “

“Një babun shpenzonte rreth tre orë në ditë për të marrë kaloritë ,edhe kishte nëntë orë kohë të lirë çdo ditë për ta bërë nje babun tjetër të mjerë.” Në atë tufë, Ishe i vdekur nëse nuk ishe agresiv dhe veçanërisht nëse nuk kishe lidhjet e nevojshme shoqërore,” thotë Sapolsky. Për një moment teksa lexoja mu duk se kishte studiuar shoqërinë shqiptare .

Por tregimi I shkencëtarit nuk përfundon këtu . diçka e tmerrshme por shkencërisht shumë interesante i ndodhi tufës Keekerok.

Tufa e babunëve ishte nisur të kërkonte ushqim në depon e plehrave të një shtëpize turistike dhe hëngri mish që ishte i ndotur me tuberkuloz. Nga epidemia e tuberkulozit gati gjysma e meshkujve vdiqën. Por saktësisht kush vdiq ishte befasuese.

” Pas epidemisë së turberkulozit c’ka mbeti nga tufa ishin dy herë më shumë femra se meshkujt dhe meshkujt që kishin mbetur , duke përdorur zhargonin shkencor, të Sapolsky-it ishin djemtë e mirë,”

Kjo çoi në një ndryshim transformues në dinamikën sociale të tufës. Çuditërisht, “djemtë e mirë” krijuan një mjedis më pak stresues dhe më bashkëpunues brenda tufës.

Cfarë fati ! Tufa Keekerok për një rastësi të fatit shpëtoi nga djemtë agresivë, dominues, stresues, të cilet dukshëm pengonin formëzimin e një mjedisi më të mirë brenda saj .

E pra historia e tufës Keekerok na mëson se “vdekja “politike e liderëve agresivë e dominues të Kongreseve të PS-së, Konventave të PL-së edhe Foltoreve të PD-së është kusht I nevojshëm për të trasformuar jetën politike shoqërore brenda këtij vendi . Nëse kjo nuk do të ndodhë, liderët agresivë ,dominues, të palodhur nga pushteti afatgjatë do të vazhdojnë të harxhojnë 3 orë në ditë për të marrë kalori , edhe 9 orë të tjera të mendojnë se si do të mjerojnë gjithë ne të tjerët.

Share: