Home KRYESORE Është Michigan, natë polare

Është Michigan, natë polare

Nga Irena Kuka Dragoti

Nata këtu,
ia mban frymën qiellit,
pluhurin e harresës si mjegull
hedh mbi botën që shpikëm vet

Nata këtu..
vjen më vonë se ëndrrat,
si triumf ndaj diellit
afshi i mbytur i ditës,
lëkurët zhvesh si gjarpër
me gishtërinj që meken

Nata këtu,
vetminë ka të lagësht,
horizontin përqaf me krahë të errët
e dehur rrjedh koha,në humnerën e syve
me aromë vere..

Nata këtu
vjen si epitaf ku shkruhet:
“Për faj të një frike u shthur drita
E pafaj u kryqëzua e gjallë”
Ringjallet në ag”

Nata këtu
zgjat sa guximi im
për të parë në sy fillimin
si drenusha gjahtarët
Është Michigan,natë polare

Share: