Home Approccio Italo Albanese Pensionet me Italinë, dritë jeshile! Opozita dhe mazhoranca në dakordësi, Tabaku: Rrisni...

Pensionet me Italinë, dritë jeshile! Opozita dhe mazhoranca në dakordësi, Tabaku: Rrisni edhe pensionet shqiptare

Marrëveshja për pensionet me Italinë  prej së cilës përfitojnë rreth 500 mijë shtetas shqiptar shënoi një moment konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament.

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe u ndal tek  detajet e paktit me shtetin fqinj dhe përfitimet që rrjedhin prej saj.

“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, u shpreh Gonxhe.

Marrëveshja mori bekimin e  opozitarëve, megjithëse në radhët e saj nuk munguan as zërat skeptik.

Kjo marrëveshje bashkon palët politike se bëhet fjalë për ata që nuk jetojnë këtu“, tha Tabaku.

Kur të nisë aplikimi, do të shihen defektet“, u shpreh Shehi.

Minatorët protestonin jashtë dyerve të Kuvendit për pensionet në një kohë që në  gjysmë sallën bosh ligjvënësit i jepnin dritën jeshile  marrëveshjes se pensioneve me Italinë.

“Jemi te diskriminuar”, ishte ankesa e minatorëve.

Brenda sallës debati u zhvendos për skemën e pensioneve në Shqipëri ku opozita nuk i kurseu kritikat. Në analizën e Jorida Tabakut skema e 2014 ka dështuar.

Top Channel

Share: