I dashur Xhon,
Unë shpresoj që ju mund të më ndihmoni. Dje u nisa për në punë, dhe lash burrin tim në shtëpi duke parë televizor. Makina ime ngeci dhe më pas u prish në rrugë rreth një milje larg. M’u desh të kthehesha në këmbë për të kërkuar ndihmë burrit tim. Kur u ktheva në shtëpi, nuk u besoja dot syve. Ai ishte në dhomën tonë të gjumit me vajzën e fqinjit!
Unë jam 32 vjeç, burri im është 34 vjeç dhe vajza e fqinjit është 19. Jemi të martuar prej 10 vitesh. Kur u përballa me të, ai e pranoi se kishte një lidhje me të gjashtë muajt e fundit. Ai nuk do të shkojmë për këshillim, dhe kam frikë se mardhënia jonë po shkatërrohet . Kam nevojë urgjente për këshilla. Ju lutem më ndihmoni?
Sinqerisht,
Sheila
E dashur Sheila,
Kur makina ngec pasi ka ecur në një distancë të shkurtër, kjo mund të shkaktohet nga një sërë defektesh në motor. Filloni duke kontrolluar tubat e karburantit. Nëse janë të pastra, kontrolloni tubat e vakumit dhe tubat e kolektorit dhe gjithashtu kontrolloni të gjitha telat e tokëzimit. Nëse asnjë nga këto nuk e zgjidh problemin, mund të jetë pompa e karburantit qe nuk funksionon , duke shkaktuar presion të ulët shpërndarjeje tek injektorët.
Shpresoj se kjo do t’ju ndihmojë!!!!!
Xhoni!
Sa do pa lidhje të duket përgjigja e Xhonin e jep nje zgjidhje ” që Shejla të shpetojë martesën duhet të dije te rregullojë makinën, që të mos kthehet në shtëpi orë e pa orë!
Shqiperoi Irena Beqiraj