Home Gjeo-Ekonomia Turizëm në katër stinë/ Pushimet jo vetëm në verë, si ka ndryshuar...

Turizëm në katër stinë/ Pushimet jo vetëm në verë, si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit

Jo vetëm turistët po e preferojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit por edhe vetë shqiptarët kanë ndryshuar mënyrën e planifikimit të pushimeve, më të shkurtra në kohë dhe më të shpeshta.

“Shqipëria është yll. Fundjavave lëvizim, kryesisht në Pogradec”, tha qytetari.

Turizmi gjithëvjetor tregohet edhe nëpërmjet të dhënave të Institutit të Statistikave, në Anketën e turizmit vihet re ndër vite se ka një shtrirje të pushimeve gjatë 12 muajve të vitit.

Edhe pse numri më i lartë i udhëtimeve për shqiptarët vijon të realizohet në muajin gusht, shifrat tregojnë për një rritje të % me 4-5% në muajin maj nga viti në vit; teksa edhe ditët e marsit po kanë interes në rritje për udhëtime…

“Mendoni se Shqipëria ka turizëm në 4 stinë? Po kemi, sidomos në zonat bregdetare, në Sarandë! Po mua më pëlqen të pushoj sidomos në muajin shtator”.

Shqiptarët qëndrojnë për pushime mesatarisht 5 netë, tregojnë të dhënat e fundit nga INSTAT për 2022; ndërsa qëllimi mbizotërues i udhëtimeve mbetet për pushime e kohë e lirë, si dhe për vizita te të afërmit e nuk mungojnë edhe udhëtimet turistike për arsye biznesi…

Top Channel

Share: