Home KRYESORE Apeli ia dha vulën Berishës, Ambasada e SHBA reagon për Top Channel:...

Apeli ia dha vulën Berishës, Ambasada e SHBA reagon për Top Channel: Pozicioni ynë për non gratat s’ka ndryshuar, të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes…

Ambasada amerikane ka reaguar sot ekskluzivisht për Top Channel, pak ditë pasi Apeli vendosi t’i kthejë vulën e PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha.

Ambasada konfirmon qëndrimin e pandryshuar se nuk angazhohet me personat e shpallur non grata.

Në të njëjtën kohë ajo vë theksin te fakti se të gjithë “duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Reagimi i Ambasadës:

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

Share: