Home Gjeo-Ekonomia Beleri zgjidhet eurodeputet nga burgu, vjen reagimi i parë i kryeministrit Rama

Beleri zgjidhet eurodeputet nga burgu, vjen reagimi i parë i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në Kosovë lidhur me zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet, nën logon e partisë së Kyriakos Mitsotakis.

Rama tha se nuk zgjedh që të flasë për këtë çështje pasi ndodhet në Prishtinë, duke shtuar se shpesh politika e jashtme është bërë politikë e brendshme, që mund të sjellë më shumë vota këtu, po i bën më shumë dëm Kosovës jashtë.

“Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë. Për fat të keq politika e jashtme është bërë politikë e brendshme, një tendencë që thellon më shumë, që mund të sjellë më shumë vota këtu po i bën më shumë dëm Kosovës jashtë”, deklaroi Rama.

Top Channel

Share: