Nga Arsinoi Zengo Kallco
Po plakem më tha ngadalë
Ca rrudha më kanë damkosur ballë
Flokët e verdhë dredha dredha
Në të argjendë tani nuk loz as era!
Po plaket moj bijë nëna ngadalë
Nën sytë e purpurt lëkura zvarrë
Mollëzat e bukura janë varur
Buzëve dhe fjalët i janë vakur!
Po plakem më tha se duart me dridhen
Zemra më shpon seç ka ca dhimbje
Gjumi tërë natën nuk më zë dot
Pleqëria e shkretë më torturon!
Bijë do plakesha unë një ditë
Në zemrën time ka veç dritë
Dashurinë e nënës nuk e mplak mosha
Për nënën ti mbetesh gjithmonë e vogla!
Nënkë ç’më bërë tani prap të qaj
Ti je e bukur dhe ske pse ndien faj
Gjithë rrudhat e tua janë sakrificë
Të puthsha unë shpirtin o zemër o dritë!