Home KRYESORE Nevoja urgjente per te mbrojtur njerezit nga voyerizmi i Drejtesise!

Nevoja urgjente per te mbrojtur njerezit nga voyerizmi i Drejtesise!

Nga Klodian Tomorri

Po ndodh nje gje shume e rende me telefonat qe sekuestrohen nga SPAK ne kuader te hetimeve te ndryshme. Brenda celulareve te njerezve gjenden video apo komunikime, qofte edhe intime, te cilat nuk kane lidhje fare me hetimet. Pastaj keto dalin thashetheme neper Tirane. Une kam degjuar te flitet per me shume se nje rast te tille.

Ka dosje hetimore, ku zbardhet i gjithe telefoni i dikujt per gjera qe nuk kane asnje lidhje me hetimin. Pastaj ate dosje e marrin nja 20 vete te tjere, avokate e keshtu me radhe dhe nxirren ne pazar. Pse duhet te zbardhen ne dosje gjera qe nuk kane lidhje me hetimin? U be si ne Iran ketu, me drejtesi morali.

SPAK nuk sekuestron vetem telefona te njerezve qe dyshohen si fajtore. Ka patur raste kur u kane marre telefonat edhe deshmitareve. Kjo ne vetvete eshte nje tejkalim i ligjit. Pastaj nese i shton dhe faktin qe materialet e tyre intime mund te fillojne e te qarkullojne si thashetheme neper Tirane, kjo behet me shume se shkelje ligji.

Nuk eshte gje e vogel kjo. Eshte nje problem shume i rende sepse mund te coje njerez drejt vrasjes apo vetvrasjes. Ndaj duhet disiplinuar urgjent.

Nese ka mangesi ligjore, duhet bere me ligj. Nuk kane pune, as prokurori as gjyqtari dhe askush tjeter me videot apo mesazhet intime te njerezve, te cileve u sekuestrohet telefoni.

Share: