Home KRYESORE Pas ketij shpjegimi adoleshentja ime pyet – dmth martesa qenkërka kot ?

Pas ketij shpjegimi adoleshentja ime pyet – dmth martesa qenkërka kot ?

Ekonomiksi I martesës! Nga Irena Beqiraj

Para cdo katedraleje në Sicili , fotografoheshin cifte që martoheshin , madje në një nga hotelet që qëndruam zhvillohej një dasmë siciliane shumë e këndëshme .

Kaq mjaftoi që një nga bisedat e darkave tona të ishte mbi faktorët që i shtyn sot dy njerëz drejt martesës!

Dashuria , familja , dëshira për t’u bërë prindër? Ekonomistët kanë pikpamje interesante edhe për këtë. Madje ekonomiksi i martesës është një nga shtyllat e teorisë standarte te martesës.

Studimi I martesës nga ekonomistët ka filluar me fituesin e Cmimt Nobel Gary Becker . Ai e konsideronte martesën ” një njësi prodhimi” . Në vitin 1981 në artikullin e tij “Traktat për familjen” , Becker e përshkroi martesen “si ndarje të punës midis burrave dhe grave”. Në atë kohë, shumica e burrave shkonin në punë , ndërsa gratë ishin “specialiste “të shtëpisë dhe të kujdesit për fëmijët.

Becker thoshte se burrat dhe gratë e zgjedhin njëri-tjetrin në tregjet e martesës. Ashtu si të gjitha tregjet e tjera, aty ka kerkesë edhe ofertë. Burrat dhe gratë ishin “kërkim” të një partneri edhe vlerësimi i tij/i saj në këtë treg bazohej në atë që ata mund të kontribuonin në jetën e tyre të perbashket, edhe në rritjen e fëmijeve.

Por me kohën gjërat ndryshuan . Evolucioni i gruas bëri qe në tregun e martesave të gjendet një lloj ndryshe gruaje e cila ka profesion , paguhet me pagë të lartë , ka me pak kohë për të investuar në punët e shtepise . “Gruaja ndryshe” me anë perdorimit të kontraceptiveve vendos vet kur edhe sa herë dëshiron të bëhet nënë . Ndërsa lavatricja , lavastovilja furra e mikrovala e kanë shëndruar gatimin edhe kujdesin ndaj shtëpisë , punë për burrat po aq sa edhe per gratë .

Në tregun e martesës , sot gjithmonë e më shumë gjendet një lloj i ndryshëm bashkëshorteje , e pangjajshme me komplementaren e” njesisë së prodhimit te Backer-it” . Për të dhe burrin e saj, njësia ekonomike e martesës është tjetersuar. Justin Wolfers dhe Betsey Stevenson vënë në dukje, se sot martesa ka lidhje me shoqërizimin me shumë sesa me fëmijët. Në vend të të qenit njësi prodhimi, sot martesa eshte njësi komplementariteti e konsumit të kohës , interesave, argëtimit edhe dëshirave të përbashkëta .

Si celebrim i krijimit të njësisë me të madhe të komplementaritetit në konsum , sot festat e bashkimit në martesë janë madhështore edhe diviorci si prishje e saj , një akt rutinor i zakonshëm .

Pas ketij shpjegimi adoleshentja ime pyet – dmth martesa qenkërka kot ?

Unë – si thoni të ngrihemi se u bë vonë !
🤣

Share: