Home KRYESORE Skandali i Onkologjikut/ “Buldozeri” Edmond Gashi iku me vrap pas seancës, reagon...

Skandali i Onkologjikut/ “Buldozeri” Edmond Gashi iku me vrap pas seancës, reagon Gjykata e Tiranës: Duhet të dilte i shoqëruar nga efektivë policie, përfitoi nga…

Gjykata e Tiranës ka reaguar pasi la në fuqi masat e sigurisë për shtatë personat e përfshirë në skandalin e Spitalit të Onkologjikut.

Gjykata e Tiranës sqaron se mjeku Edmond Gashi pasi u njoh me masën arrest në shtëpi ka dalë nga hyrja e autorizuar për gjyqtarët duke përfituar nga hapja e derës në mënyrë rastësore nga një punës i gjykatës.

Gjykata e Tiranës thekson se Gashi është larguar i pashoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit të cilët duhet të bënin dërgimin e tij në shtëpi.

“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit“, thuhet në reagimin e Gjykatës.

Top Channel

Share: