Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Top Channel ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75 vjetorin e lindjes.
Në puntatën e radhës të “Exclusive”, djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, konfirmonte ekzistencën e dosjes së Kadaresë dhe faktin që regjimi ia kishte vënë syrin për ta arrestuar.
“Pyetjet më janë bërë gjatë hetuesisë. E kam konfirmuar kur kam takuar personin që më ka pyetur pas daljes nga burgu në 1991 dhe i kam thënë “pse më pyesnit për Kadarenë”.
Ai më ka thënë që “përderisa filluam të të pyesnim do të thotë se ishte hapur dosja e tij për ta arrestuar. Do të perifrazoja një thënie të Eskilit ‘haraçi që i është dashur Kadaresë të paguajë, janë thërrime që shkrimtari i hedh diktatorit nga banketi i tij i madh Amerikë”, thotë Bashkim Shehu.https://www.youtube.com/embed/4DLqp_4o9Bw?feature=oembed
Top Channel