Të jesh kreu i Dukatit të Cornwall-it është një “punë” mjaft e mirë nëse mund ta arrish atë, shkruan vanityfair.com.
Dhe duke qenë se Charles është zyrtarisht mbret, të gjitha të ardhurat që rrjedhin nga fitimet e dukatit i përkasin princit William.
Kështu princi William fitoi 23,6 milionë paund vitin e tij të parë në Dukatin e Cornwall-it, e barabartë me afërsisht 28 milionë euro, pra një “rrogë” milionere.
Dukati u krijua në 1337 nga Edward III, për të mbështetur djalin e tij Edward Woodstock, i njohur si Princi i Zi, dhe trashëgimtarët e tij. Pasuria është shumë e madhe.
Ajo mbulon 130 mijë hektarë në 23 qarqe në Angli dhe Uells dhe përfshin tokë, ferma, shtëpi dhe pasuri të tjera për të mbështetur trashëgimtarin dhe familjen e tij.
Sot vetëm të ardhurat nga dukati mbulojnë shpenzimet e jetës publike dhe private të Williamit, gruas së tij Kate Middleton dhe fëmijëve të tyre George, Charlotte dhe Louis.
360grade.al