Graciela Diana Pucci Fontana ka lindur në Buenos Aires, Argjentinë ku banon ende sot.
Ajo është me kombësi: Italo – Argjentinase.
Graciela është Kryredaktore e revistës së saj së Letërsisë dhe Artit “LITERARTE”, e shpallur me interes kulturor nga Këshilli i Nderuar Deliberativ i Vicente López, Buenos Aires, Argjentinë (2002) e gjithashtu nga Sekretari i Kulturës së Presidencës së Kombit Argjentinë (2010).
Numri i parë u publikua në nëntor të vitit 2001 dhe mund të gjendet në faqen web:
www.revistaliterartedigital.blogspot.com
Në nëntor 2003 ajo themeloi “Bohemias de Literarte”, takime kulturore që mbahen çdo muaj në qytetin Vicente López -Argjentinë, ku takohen shkrimtarë, artistë, muzikantë dhe përfaqësues të tjerë të disiplinave të ndryshme të artit.
Së bashku me dy kolegë, Graciela mirëpriti “Gente de Literarte”, në Radio FM Signos de Munro, Province of Buenos Aires, program ky, kushtuar artit në përgjithësi. Në vitin 2003, Graciela mori çmimin Ratelco (Radio dhe Televizion për Komunitetin) dhe Pilas Award 2004, të dy përkatësisht në fushën kulturore.
Në vitin 2000, ajo filloi si drejtuese në Radio në emisionin e titulluar “Queja urbana” në FM Instituto de Olivos.
Në vitin 2002, Graciela drejtoi “La voz de Cartelera”, program interesi i përgjithshëm në FM Fénix de Martínez.
Në të njëjtin vit, ajo bashkëorganizoi “Un café, el arte y Usted”, program kulturor i cili transmetohej çdo ditë nga FM Manantial në qytetin e Olivos.
Në vitin 2006 ajo filloi të bashkëpunonte në programin radiofonik: “Cultura y Diversión en Acción”, i cili u transmetua në Radio Valladollid në Yucatán, Meksikë.
Poezitë e para Graciela i shkroi në adoleshencë.
Në vitin 1996, filloi të merrte pjesë në një revistë letrare dhe e inkurajuar nga koordinatorja, botoi krijimet e saj të para në mediat lokale si dhe në disa gazeta në provincat e Argjentinës.
Disa nga poezitë e saj janë përkthyer në portugalisht, anglisht, katalanisht dhe italisht, dhe u transmetuan gjithashtu në programet radiofonike. Ato mund të gjenden në faqe të ndryshme interneti.
Graciela ka qenë Kryeredaktore dhe redaktuese në Revistat kulturore: “Cartelera de Martínez” dhe “Encuentro de Vicente López”.
Gjithashtu ka qenë anëtare e jurisë:
- Në Lojërat Florale 2003 në qytetin e Olivos;
- Në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Tregimeve të Shkurtra të Klubit të Luanëve Martínez në vitin 2004;
- Në vitin 2007 në Karmasensual Erotic Story Contest3 organizuar në Itali;
- Në vitin 2008 në konkursin e parë të poezisë “Ariel Canzani”, etj…
Në vitin 2004 ajo vendosi, për herë të parë, të paraqesë krijimet e saj në Konkursin e 3-të Ndërkombëtar “Shkrimet e Mia” ku fitoi çmimin e 5-të.
Në vitin 2005, Graciela fitoi çmimin e parë në poezi në konkursin e 4-t ndërkombëtar “Shkrimet e Mia” ku paraqiti veprën e saj në Editorial Dunken, e cila u përzgjodh për të qenë pjesë e antologjisë Palabras Urgentes, botuar nga Shtëpia Botuese me rastin e festimit të 10 – vjetorit të themelimit të saj.
Në vitin 2006, ajo fitoi çmimin e parë në poezi, e njëjta e botuar në librin me poezi: “Dhoma e Pasqyrave”, në konkursin e 5-të ndërkombëtar Shkrimet e Mia dhe gjithashtu mirënjohje të Meritës Letrare (Çmimi statistikor dhënë nga Ediciones Mis Escritos atyre autorëve që janë shpërblyer me çmim dhe / ose përmendje të nderuar në ndonjë nga të dyja gjinitë në tre konkurset e fundit radhazi.
Graciela Pucci ka fituar edhe çmimet e mëposhtme:
- Çmimi i 5-të (poezi) konkursi i 3-të
- Çmimi i 1-rë (poezi) konkursi i 4-të
- Çmimi i 1-rë (poezi) Konkursi i 5-të
Në të njëjtin vit, Editorial Dunken përzgjedh një tregim të shkurtër të saj për të qenë pjesë e antologjisë Los Rostros y las tramas, paraqitur në Panairin Ndërkombëtar të Librit.
Në nëntor të vitit 2006, ajo mori çmimin e 3-të në Konkursin Ndërkombëtar Karmasensual2 të prozës rozë, organizuar në Itali, dhe ky krijim u bë pjesë e antologjisë Karmasensual2-Historias de pueblo, botuar në Spanjë në janar të vitit 2007.
Në gusht 2006, revista Ratón de Biblioteca, nga Peñaranda de Bracamonte, Salamanca, Spanjë, botoi dy poezi nga libri i saj: “Cuarto de espejos”.
Në tetor të vitit 2007, ajo mori përmendjen e dytë në Konkursin e Poezisë Alfonsina Storni (shpallur me interes nga Komuna Tigre, Provinca e Buenos Aires, Argjentinë) organizuar nga Biblioteka Popullore El Talar dhe Qendra Kulturore.
Në tetor 2008 ajo mori përmendje të veçantë në konkursin e 3-të të poezisë “Alfonsina Storni” në kuadër të Programit “Arts and Letters Awards 2008” (Shpallur me interes kulturor nga Sekretari i Kulturës i Presidencës së Kombit të Argjentinës).
Në të njëjtin vit, Graciela u shpall finaliste në konkursin e poezisë dhe tregimit të shkurtër “Junín País”, Provinca e Buenos Aires, Argjentinë.
Në gusht 2009 mori Përmendjen e Nderuar në Konkursin e V-të Ndërkombëtar “Letrat e Dashurisë” organizuar nga Ediciones Mis Escritos.
Në vitin 2010, ajo mori çmimin e 4-t në poezi, për pjesëmarrje në konkursin e poezisë dhe tregimeve të shkurtra të mbajtur në Rosario, Provinca e Santa Fe, Argjentinë.
Disa nga poezitë e saj u përzgjodhën dhe u përkthyen në italisht për të qenë pjesë e dy antologjive të botuara po në atë vend.
Graciela ka marrë pjesë në disa antologji kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2008 ajo publikoi Ediciones Literarte duke botuar tre libra autorësh si dhe një përmbledhje poezish, të cilat u prezantuan në Panairin e 35-të Ndërkombëtar të Librit në Buenos Aires, në maj të vitit 2009.
Po atë vit, organizoi konkursin e 1-rë ndërkombëtar të poezisë Literarte, i shpallur me interes kulturor nga Ministria e Kulturës e Presidencës së Kombit Argjentinë dhe e sponsorizuar nga i njëjti sekretariat.
Graciela është gjithashtu Kryetare e Konkursit Ndërkombëtar të Tregimeve rozë “Karma Sensual” (e huazuar nga shkrimtarja Marta Roldán).
Revista Literarte Infantil Juvenil, që nga viti 2001, promovon artin e autorëve nga mosha 3 – 18 vjeç dhe botohet në format dixhital.
Në fillim të vitit 2022, Graciela mori Çmimin Kombëtar të Pulëbardhës së Argjendtë të Republikës së Argjentinës për punën e saj në fushën e kulturës.
Në fund të vitit 2022, Graciela mori Çmimin “VIPI Kombëtar i Pulëbardhës së Argjendtë të Republikës së Argjentinës me Revistën Literarte.
Në maj 2023 ajo u emërua Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të UNAccc (Unit of Nations in Action and Climate Change Council) e themeluar në Indi me seli në Amerikën e Jugut dhe Argjentinë, nën emërtimin e Komisionit për Paqe, Drejtësi dhe Institucion Solid.
Graciela është:
- Ambasadore e Paqes, emërim i dhënë nga Mil Milenios de Paz dhe Fundación Paz, Ecología y Arte.
- Anëtare Nderi e PazIflac (Forumi Ndërkombëtar i Letërsisë dhe Kulturës së Paqes).
Anëtare e REMES (World Network of Writers in Spanish)
Në janar të vitit 2024, Graciela u ftua të merrte pjesë me 5 poezi në Antologjinë “Konfluencat poetike” të cilat u botuan në Brazil.
SI NJË UJK NË VAPË
Hijet qetësohen
Zëri qartësohet
Duke e veshur shpirtin tim në portokalli
Në pritje të së kuqes.
Lëkundem midis vetmisë dhe jetës
Ndrydh ndjenjat e mia
I ulërij hënës që nuk është
Dhe shoh sy pa qepalla
Në lakuriqësinë time
Në rroba grash
Në këmbë
Me kokën lart nga dhimbja.
Në rrugëtim drejt mosqenies
Pengohem në të sotmen time të djeshme
Dhe të gjej…
Era ime të një ujku në nxehtësi
Të tërheq…
Dëshira jote për mua shtohet
E mposhtur dhe e djegur
Shpirtin ia hap fatin tënd
Lëviz drejt një të ardhmjeje që nuk është
Dhe lirshëm rrotullohem krah teje.
Hijet janë të shqetësuara
Zëri i muzgët është…
Magma prej meje
Pranë teje fle.
E MBYTURA
E di që hiçi lundron në të ardhmen time
E bllokuar sot
Fabrikë shkuar pa kthim
Vlerësoi lodhjen e jetës
dhe shpiku netët e shkrumbuara
Në ditët e qullura nga prezenca.
Heshtje mburravece
Rilëshim fantazmash
-Po gënjej-
Ia dorëzoj trupin dëshirës
Ndërsa shpirti humbet
Në errësirën e purpurt.
Të rraskapitur pas dashurisë
Mbulohem me një mantel mashtrimi
-I vetmi balsam që qetëson dhimbjen time-
Ekuadori i kësaj ekzistence së paqartë
Jugu dhe Veriu në pasion.
Druhem të jetoj…
Ekzistoj?
Lëngoj, pastaj sublime
Përkul zemrën që nuk është më e imja
Dhe e detyroj arsyen të më zotërojë.
Jam një anije që rrjedh mes hiçit dhe së tashmes
-Luftoj për mbijetesën time-
Shuaj etjen time e një të mbytureje
Në anën tënde të ujit pa kripë
Rimarr vetëdijen
Dhe gjej dhimbjen
Sikur mos të ish
LAPSUS
Turma në errësirë
Zëri iluzionet shkel
Gjurmët e dashurisë
Buzët derdhin
Ndjenjat i errësoj
Duart bllokohen në ashpërsinë e çarçafëve
Përvuajtja veshur me një buzëqeshje
Shoqëron arratinë time nga nxitimi
Të burgosur nga qartësia
Përmbaj lotët
Fjala e mohuar godet pengesat
(në agoni)
Do ta liroj.
Veshur me një mur xhami
Rikthehet në errësirën e dlirë të rënkimeve.
Turma ka ikur
Vetëm një hije duron
(sy që përgjërojnë mëshirë
fjalë që shpëtojnë gojën)
Kam mëshirë, e fshij.
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese