Kishte pasur propozime për ta kthyer shtëpinë e Lee Kuan Yew Kryeministrit te Singaporit i cili është konsideruar edhe themeluesi i shtetit në një muze, por në testamentin e tij, ai kishte kërkuar që ajo të prishej .
Në rast se kjo dëshirë nuk do te plotësohej , ish-kryeministri në testamentin e tij shkroi : “Nëse fëmijët e mi nuk janë në gjendje ta prishin shtëpinë si rezultat i ndonjë ndryshimi në ligj, apo rregullore që i detyron ata të veprojnë ndryshe dëshiroj që shtëpia të mos u hapet kurrë të tjerëve, përveç fëmijëve të mi, familjeve dhe pasardhësve të tyre.”
Shtëpia njëkatëshe e ndërtuar nga një tregtar hebre më shumë se 100 vjet më parë, ishte vendi ku kishin marrë jetë kthesat më të rëndësishme në historinë e Singaporit.
Në një intervistë në vitin 2011 Lee Kuan Yew shpjegoi deshiren e tij ” kam parë shtëpi të tjera, si ajo e Nehru-t, apo Shekspirit. Kudo ku ato ndodhen krijojnë rrëmujë e zhurmë duke prishur cilësinë e jetës së banoreve përreth.
Ai ishte I bindur që njerëzit nuk pavdeksohen nëpërmjet muzeumeve por nga vepra që lenë pas . Vetëm të vdekshmit e zakonshëm e kishin të veshtirë te kuptonin qe ai e kishte ndërtuar tanimë muzeumin tij. Ai ishte Singapori i cili nën lidershipin e tij u shëndrua nga koloni në një nga shtetet më të fuqishme të botës .
Për Kadarenë Lasgushin apo Migjenin cdo muze apo varr i caktuar apo dizenjuar nga të vdekshmit e zakonshëm si nje ide brilante , krijon vetëm zhurmë e rrëmujë , sepse muzeun e pavdekshmërisë ata ishin te zotët si rrallëkush ta ngrihnin vet!