Dita botërore e rinisë është një ditë që ve në qendër të vemendjes potencialin e rinisë, energjinë dhe sfidat e tyre. Rinia sot është më e lidhur, më e arsimuar dhe më e ndërgjegjshme për t’u përballur me botën. Ata janë një zë i fuqishëm që kërkon drejtësi sociale, mbrojtje dhe barazi gjinore.
Në çdo cep te globit ata ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të kërkuar një botë më të barabartë.Në një epokë dixhitale të rinjtë kanë shfrytëzuar teknologjinë për të krijuar mundësi të reja dhe për të çuar përpara inovacionin.
Duke përdorur platforma dhe rrjete ata janë munduar për të zgjidhur problemet komplekse të epokës sonë. Megjithëse rinia përballet me sfida të mëdha ku mund të përfshijmë papunësinë, pabarazinë ekonominë dhe problemet sociale.
Dita e rinisë është një kujtesë për përgjegjësitë që kemi si shoqëri për të mbështetur të rinjtë në rrugëtimin e tyre. Të gjitha shoqëritë duhet të investojnë më shumë në edukimin, shëndetin dhe mirëqënien e tyre.
Le ta shfrytezojmë ketë ditë për të reflektuar mbi kontributin e tyre dhe për të krijuar mundësi te reja që fuqizon dhe motivon çdo të ri në përpjekjet e tij për ndryshim pozitiv dhe të vlefshëm në të ardhmen.
Investimi në rini është investimi në të ardhmen e shoqërisë.