Home Gjeo-Ekonomia Fati tragjik i foshnjave binjake në Gaza! Sapo babai regjistroi lindjet, sulmi...

Fati tragjik i foshnjave binjake në Gaza! Sapo babai regjistroi lindjet, sulmi ajror i merr jetën së bashku me familjarët e tjerë

Binjakët e porsalindur u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza, ndërsa babai i tyre ishte në një zyrë të qeverisë lokale për të regjistruar lindjen e tyre.

Asser, një djalë dhe Ayssel, një vajzë, ishin vetëm katër ditësh kur babai i tyre Mohammed Abu al-Qumsan shkoi për të marrë certifikatat e tyre të lindjes.

Ndërsa ai ishte larg, fqinjët e telefonuan për të thënë se shtëpia e tyre në Deir al Balah ishte bombarduar. Sulmi vrau gjithashtu gruan e tij dhe gjyshen e binjakëve.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Më kanë thënë se ishte një predhë që goditi shtëpinë. Nuk pata kohë as t’i festoja”, tha ai.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se 115 foshnja kanë lindur dhe më pas janë vrarë gjatë luftës.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, familja kishte ndjekur një urdhër për të evakuuar qytetin e Gazës në javët e para të luftës Izrael-Gaza, duke kërkuar strehim në një pjesë qendrore të rripit, siç udhëzonte ushtria izraelite.

Top Channel

Share: