Home I pakategorizuar Komandant na thuaj cilat revista, gazeta e portale të lexojmë!

Komandant na thuaj cilat revista, gazeta e portale të lexojmë!

Nga Irena Beqiraj

Teksa pija kafen e mëngjesit lexoja Forbes. Më del perpara artikulli me titull ” Vendet me ujrat më të pastëra të notueshme në Europë, të renditura sipas raportit të fundit “

E hapa me bindjen se Shqipëria në mos e para do të ishte në 5 -shen e parë !

Teksa ulesha më poshtë në renditje nuk e gjeta as të 10 -en. Për zhgënjimin tim Shqipëria jonë “e ujrave më të kaltëra” ishte e fundit për pastërtinë e ujrave të notueshme bregdetare, po ashtu e fundit për pastërtinë e ujrave të notueshme në liqene e lumenj.

Këto të Forbes edhe ato te paditurit që kanë shkruar raportin ( Agjencinë Europiane të Mjedisit (EEA), edhe bashkëpuntorin e saj Komisionin Evropian) pa mëdyshje i klasifikova tek sabotuesit e ziliqarët e “Mrekullisë së fundit turistike në Europë “. Kishin guxuar kishin renditur konkurentët tane Kroacinë e Greqinë, me ujra shumëëë më të pastra . Pas këtij zhgënimi vendosa që Forbes-in ta braktisë e të mos e lexojë më . Por cfarë të lexojë ?

Kështu Komandat zamet e ke por që të mos disinformohemi lart e poshtë, merre edhe një herë mundimin, prishi pushimet e na listo gazetat , revistat, portalet që qeveria paguan për të na informuar mbi “Mrekullinë” ku jetojmë .

Linku I artikullit ne koment:

Share: