Home Gjeo-Ekonomia Ministri rus: Ukraina ka humbur 115 mijë ushtarë në dy muaj

Ministri rus: Ukraina ka humbur 115 mijë ushtarë në dy muaj

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, tha se, sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë humbur më shumë se 115 mijë ushtarë dhe 3 mijë njësi pajisje për gati dy muaj.

Ai tha se në ata dy muaj, territori i kontrolluar nga trupat ruse u rrit për 420 kilometra katrorë.

Shoigu deklaroi se nuk ka pasur asnjë reagim nga Kievi për kushtet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë, të cilat janë paraqitur nga presidenti rus Vladimir Putin në qershor.

/abcnews.al

Share: