Home KRYESORE 5 PYETJE PËR “XHAÇKËN”/ PS i drejtohet Venecias: Cilat janë standardet për...

5 PYETJE PËR “XHAÇKËN”/ PS i drejtohet Venecias: Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit? A mund të detyrohen deputetët të votojnë?

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion për përplasjen e kompetencave mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetit, ngërç mes dy institucioneve që lindi pas çështjes “Xhaçka”.

Në raportin dërguar Kuvendit, janë bërë me dije edhe pyetjet e PS për Komisionin e Venecias, teksa ka kërkuar mendim në lidhje me përplasjen e kompetencave të Kuvendit dhe Kushtetueses.

PYETJET E SOCIALISTËVE

  1. Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar?
  2. Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit? Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?
  3. Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?
  4. Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë, krahasuar me kompetenën e gjykatës përkatëse?
  5. Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?

360grade.al

Share this…

Share: