Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në X se bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Greqisë.
“Përmirësimi i marrëdhënieve është intensifikuar sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti”, u shpreh Kurti.
Gjithashtu, të dy kryeministrat diskutuan mbi zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendeve të rajonit.
360grade.al