Në një debat 90-minutësh, Harris shpesh tronditi ish-presidentin – duke e shtyrë atë në mbrojtje të turmave që dolën në tubimit të tij, për sjelljen e tij gjatë sulmit të 6 janarit në kryeqytetin e SHBA-së dhe ndaj zyrtarëve që shërbyen në administratën e tij që atëherë janë bërë kritikë të hapur të fushatës së tij.
Nga Anthony Zurcher*
Nëse debatet janë fituar apo janë humbur në atë se në cilat çështje kandidatët kanë më shumë avantazhe, ku ata janë më të forte dhe ku mbrohen për të shmangur pikat e dobëta, mbrëma e të martës anonte shpesh në favor të zëvendëspresidentes.
Herë pas here, ndërsa debati avanconte, Harris e bëri Trumpin që të rrinte në mbrojtje, me një sërë goditjesh që ai u ndje i detyruar t’i adresonte. Ajo e quajti atë të dobët. Ajo tha se liderët e huaj po qeshnin me të. Ajo tha se njerëzit u larguan herët nga tubimet e tij nga “lodhja dhe mërzia”.
Harris hyri në këtë debat me dobësi të qarta në mendjet e shumë amerikanëve, për tema si inflacioni, imigracioni dhe tërheqja nga Afganistani. Në pjesën më të madhe, Trump nuk ishte në gjendje t’i jepte goditjet e tij retorike – dhe në ditët në vijim ai mund të pendohej për mundësinë e humbur.
- Korrenspondent i BBC në Amerikën e Veriut
Top Channel