Avokati Edmond Petraj zbardh emrat e politikanëve që do t’u hidhen prangat, paralajmëron aksion të fuqishëm nga SPAK ndaj peshave të rënda të korrupsionit në Shqipëri
Me fillimin e sesionit të ri parlamentar dhe afërsinë e zgjedhjeve të vitit 2025, Shqipëria është në prag të një periudhe të mbushur me tension dhe zhvillime të rëndësishme politike. Në këtë klimë të nxehtë, avokat Edmond Petraj ka paralajmëruar një valë të re goditjesh ndaj figurave të larta të korrupsionit. Sipas tij, hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) përfshijnë peshat e rënda të politikës shqiptare dhe mund të sjellin arrestime të rëndësishme që do të tronditin themelin e qeverisjes “Rama” dhe opozitës.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Petraj ka identifikuar disa individë të rëndësishëm që pritet të përballen me pasojat e hetimeve të SPAK dhe ka ofruar një vështrim mbi ndikimin që këto zhvillime mund të kenë në skenën politike shqiptare. Si do të reagojnë liderët politikë dhe çfarë pasojash do të sjellë kjo situatë për zgjedhjet e ardhshme? Ky është momenti që do të ndihmojë për të kuptuar se si do të zhvillohen ngjarjet në Shqipëri në muajt në vijim.
-Avokat Petraj, si e shihni skandalin e KURUM-it për importin e mbetjeve toksike në Shqipëri, a mendoni se ka përgjegjësi dhe ministrja e Infrastrukturës, zj. Balluku? Ndërkohë, Balluku ka jo pak dosje që po hetohen në SPAK në lidhje me tenderat ndaj ARRSH-së, inceneratori i Tiranës, sa e rrezikuar ndihet numri dy i qeverisë Rama? Ndërkohë, Balluku ka jo pak dosje që po hetohen në SPAK në lidhje me tenderat ndaj ARRSH-së, inceneratori i Tiranës, sa e rrezikuar ndihet numri dy i qeverise Rama?
Skandali i KURUM-it për importin e mbetjeve toksike në Shqipëri është një çështje shumë serioze dhe natyrisht që ngre pyetje jemi apo nuk jemi mbi përgjegjësinë e zyrtarëve të lartë, përfshirë Ministrin e Infrastrukturës. Duke pasur parasysh pozicionin e saj si një nga figurat kyçe të qeverisë Rama dhe faktin se ka disa dosje të hapura në SPAK, presioni mbi të është i konsiderueshëm. Nëse hetimet e SPAK rezultojnë me prova që e implikojnë drejtpërdrejt, pozicioni i kësaj ministrie mund të preki edhe kupolën ku mund të bëhet shumë i vështirë.
Znj. Balluku ka pasur një ndikim të fortë në projektet e mëdha infrastrukturore dhe në disa raste, siç janë tenderat ndaj ARRSH-së dhe inceneratori i Tiranës, ka pasur dyshime për parregullsi. Kjo e bën situatën edhe më të ndërlikuar, pasi ajo mund të jetë një objektiv i rëndësishëm në hetimet e SPAK, duke marrë parasysh edhe pozicionin e saj të lartë politik. Megjithatë, si gjithmonë, çdo vendim për përgjegjësinë e saj do të varet nga rezultatet e hetimeve dhe provat që do të dalin në dritë. Nëse këto çështje zhvillohen në drejtim negativ për të, ndikimi mbi të dhe qeverinë Rama mund të jetë i madh.
-Shumë dosje të nxehta, si ajo e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për lobimin me para të pista në SHBA, dosja e Frida Krifcës për abuzimet me fondet e BE, inceneratori i Tiranës, koncesioni i Sterilizimit i Ilir Beqajt janë drejt fundit të hetimeve në shtator, mendoni se SPAK do të godasë peshat e rënda. Kush rrezikon sipas jush?
SPAK-u po përballet me një moment kritik, pasi shumë dosje të rëndësishme po afrojnë drejt përfundimit të hetimeve. Çështjet që përfshijnë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për lobimin me para të pista në SHBA, Frida Krifcën për abuzimet me fondet e BE-së, si dhe dosjet e inceneratorit të Tiranës dhe koncesionit të Sterilizimit të Ilir Beqajt, janë mes më të nxehtave dhe më të vështirave që SPAK ka trajtuar deri tani. Nëse SPAK vendos të godasë peshat e rënda, rreziku për figurat si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është i madh, veçanërisht duke pasur parasysh profilin e lartë të këtyre rasteve dhe rëndësinë e tyre politike. Frida Krifca dhe Ilir Beqaj gjithashtu janë në një pozicion të vështirë, pasi akuzat për abuzim me fondet dhe koncesionet kanë qenë gjithmonë një pikë e ndjeshme në publik dhe politikë. Nëse SPAK arrin të ndërmarrë veprime konkrete dhe të vendosura, kjo mund të shënojë një ndryshim të madh në perceptimin publik për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Megjithatë, suksesi i SPAK në këtë drejtim do të varet nga forca e provave dhe nga aftësia e institucionit për të qëndruar i pavarur nga presionet politike. Rreziku më i madh është për ata që janë më të përfshirë në akte të dokumentuara keqpërdorimi dhe korrupsioni, dhe ndoshta kjo do të thotë që disa nga figurat më të fuqishme politike mund të përballen me pasoja serioze. Në Shqipëri, çështjet e korrupsionit janë të shumta dhe shtrihen në shumë sektorë të shoqërisë dhe politikës. Disa raste të tjera të rëndësishme që do të meritonin hetime dhe ndëshkime nga do të ishte e mira të përfshijnë sa më shumë persona të hetohen të gjitha nga këto të zeza të cilat janë bërë ndaj ekonomisë shqiptare ku element kriminal kanë privatizuar uzina e fabrika, kanë dërguar për s’kanë gojën e pistë të furrave e shkrirjes të çelikut. Duhet të jenë të gjithë nën hetim. Në lojën e piste të bërë me privatizimet e pasurive publike procesi i privatizimit në Shqipëri ka qenë shpesh i diskutueshëm, me akuza për abuzime dhe favorizime të individëve ose kompanive të lidhura me pushtetin.
Hetimi i këtyre rasteve mund të ndihmojë në zbardhjen e mënyrave se si pasuritë publike janë transferuar në duar private. Elementi tjetër ku flasim për koncesionet shëndetësore dhe infrastrukturale ku përveç përfshirjes në koncesionin e sterilizimit ku gjendet nën dyshim të arsyeshëm edhe Ilir Beqaj, ka pasur shqetësime për shumë koncesione të tjera, përfshirë ato në sektorin e shëndetësisë dhe infrastrukturës. Këto kontrata shpesh janë kritikuar për mungesë transparence dhe dyshime për favorizime të padrejta. Për projektet e ndërtimit në Tiranë të ndërtimit masiv në kryeqytet ka ngritur dyshime për lidhje të dyshimta mes zyrtarëve dhe ndërtuesve. Akuzat për korrupsion në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe për përdorimin e tokave publike për përfitime private janë të shpeshta. Dihet dhe nga ajo e cila shikojmë është se rrjeti i trafikut të narkotikëve ku personazhe të veçantë nga Shqipëria kanë qenë shpeshherë e lidhur me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, dhe është thelbësore që hetimet të fokusohen edhe në lidhjet mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve shtetërorë, veçanërisht në rastet ku ka dyshime për mbrojtje apo bashkëpunim nga ana e autoriteteve.
Për pasuritë e pandryshueshme të politikanëve dhe nëse deklarimi i pasurive nga zyrtarët dhe politikanët shpeshherë nuk përputhet me të ardhurat e tyre të deklaruara zyrtarisht. Hetimi i burimeve të pasurive të këtyre individëve mund të ndihmojë në zbardhjen e praktikave korruptive dhe evazionit fiskal. Jemi tek përdorimi i fondeve publike për propagandë ka akuza se fondet publike shpeshherë përdoren për propagandë politike, përfshirë financimin e mediave apo projekteve të lidhura me figura politike të caktuara. Hetimi i këtyre praktikave do të ishte një hap i rëndësishëm drejt ndëshkimit të korrupsionit. Këto janë disa nga fushat ku korrupsioni është i përhapur dhe ku hetimet më të thella dhe ndëshkimet do të mund të ndihmonin në përmirësimin e transparencës dhe drejtësisë në Shqipëri.
-Cilat janë disa raste të tjera të korrupsionit që mendoni se janë të rëndësishme për t’u hetuar dhe ndëshkuar në Shqipëri?
Disa raste të tjera të korrupsionit që janë të rëndësishme për t’u hetuar dhe ndëshkuar në Shqipëri duhet të përfshijnë të gjithë praktikën e 33 viteve nga ato letrat të cilësuara me vlerë por ato ishin pavlerë. Mendoj se duhet filluar hetimi 33 vjeçar i rrjetit të lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe qytete të tjera, ka dyshime se lejet e ndërtimit jepen në mënyrë të parregullt, shpesh duke favorizuar ndërtues të caktuar në këmbim të përfitimeve personale apo politike. Kjo ka ndikuar në zhvillimin urban kaotik dhe shpeshherë në shkatërrimin e hapësirave publike. Tjetër hetim duhet bërë me tenderat për Infrastruktura dhe Shërbime Publike. Procesi i dhënies së tenderave publikë, veçanërisht në sektorët e infrastrukturës dhe shëndetësisë, është shpesh objekt dyshimesh për korrupsion. Hetimi i mënyrës se si janë dhënë këto kontrata dhe cilët janë përfituesit realë është thelbësore. Element i posaçëm tjetër duhet hetuar pastrimi i parave përmes Sektorit të Pasurive të Paluajtshme. Shqipëria është akuzuar për lehtësimin e pastrimit të parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.
Hetimet duhet të fokusohen tek lidhjet mes individëve të fuqishëm dhe projekteve të dyshimta të ndërtimit. Ka pushtetar të cilët sot janë pjesë e skemës së pastrimit të parave. Elementi militantësh duhet ndëshkuar. Mendoj se nuk duhet lënë pa filluar një praktikë hetimore për korrupsionin në Drejtësi. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka qenë shpesh i akuzuar për korrupsion, ku vendimet gjyqësore mund të jenë të influencuara nga para apo nga presione politike. Reforma në drejtësi është një hap i rëndësishëm, por është jetike që të hetohen dhe ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Por ajo e cila pritej nga qytetarët për të përfituar të drejtën për grabitjet e pronave të tyre nga vendimet e padrejta nuk dha asnjë rezultat. Qytetarët nuk fituan asnjë gjë. Edhe SPAK nuk e pranon kallëzimin e tyre pasi ka vendime mostra ku prona u vodh hapur nga mafia e tokave dhe e pronave, bregdeti ka mafien e vet vodh u grabit u tjetërsua nga marifetet bajate në bashkëpunim me personazhe të sistemit të drejtësisë të cilët kanë pasurit e tyre të fshehura. Etj, etj…
Tjetër hetim duhet të filloj skemat mashtruese dhe përfituese nga përdorimi i fondeve të BE-së, ku ka pasur akuza se fondet e BE-së për projekte të ndryshme janë keqpërdorur ose janë kanalizuar në mënyrë të paligjshme. Hetimi i mënyrës se si janë përdorur këto fonde është i rëndësishëm për të ruajtur integritetin e financave publike dhe të ndihmës ndërkombëtare. Të gjithë e dimë se sa zëra ka patur për vendet e punës të cilat paguheshin nga persona të interesuar për pune, ky është një tjetër element kyç është korrupsioni në administratën publike praktika të zakonshme si emërimet nepotike dhe favorizimet politike në administratën publike duhet të hetohen, pasi këto krijojnë një kulturë të korrupsionit të përditshëm dhe minojnë besimin e publikut në qeveri. Këto raste janë të rëndësishme për t’u hetuar dhe ndëshkuar për të ndihmuar në vendosjen e një sistemi të drejtë dhe transparent në Shqipëri.
-Këtë të hënë nisi sesioni i ri Parlamentar, mendoni se priten zhvillime të bujshme në politikë si majtas dhe djathtas duke qenë se në 2025-ën Shqipëria përgatitet për zgjedhjet e ardhme?
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe afërsinë e zgjedhjeve të vitit 2025, pritet që skena politike në Shqipëri të jetë më e tensionuar dhe e mbushur me zhvillime të bujshme, si në krahun e majtë ashtu edhe në atë të djathtë. Në kampin e majtë (PS), qeveria Rama do të përballet me presione të rritura për shkak të çështjeve të hapura nga SPAK dhe krizave të ndryshme sociale dhe ekonomike. Këto hetime dhe çështje të nxehta, siç janë ato të inceneratorëve, abuzimi me fondet publike, dhe skandale të tjera të lidhura me korrupsionin, do të jenë pika kritike që opozita do të përpiqet t’i shfrytëzojë për të dobësuar qeverinë. Nga ana tjetër, Partia Socialiste do të kërkojë të ruajë kontrollin mbi narrativen publike dhe të përqendrohet në projekte që mund të rrisin popullaritetin para zgjedhjeve. Në kampin e djathtë (PD dhe opozita), pritet të ketë përplasje dhe sfida të brendshme për të konsoliduar radhët dhe për të ofruar një alternativë të besueshme ndaj qeverisë aktuale. Meqenëse Partia Demokratike është ende në një fazë të trazuar dhe të fragmentuar, do të jetë interesante të shihet nëse do të arrijë të bashkohet dhe të forcohet përballë zgjedhjeve të vitit 2025.
Fraksionet brenda opozitës, si dhe ndasitë mes liderëve të ndryshëm, mund të ndikojnë në aftësinë e saj për të sfiduar realisht qeverinë Rama. Presioni mbi politikanët kryesorë në të dyja kampet do të rritet gjithashtu, duke i detyruar ata të marrin pozicione më të qarta dhe të përgatiten për betejat politike që pritet të zhvillohen. Nuk përjashtohet mundësia e daljes së aleancave të reja apo të përçarjeve brenda partive ekzistuese, duke bërë që dinamika politike të jetë e paparashikueshme. Në përgjithësi, sesioni i ri parlamentar do të jetë një periudhë intensive, ku zhvillimet politike dhe juridike do të kenë ndikim të madh në përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2025.
Intervistoi: Xhoana Vraniçi, Gazeta Sot