Home Gjeo-Ekonomia “Netanyahu ju ka mashtruar”/ Ish-shefi i spiunazhit të Izraelit i thotë të...

“Netanyahu ju ka mashtruar”/ Ish-shefi i spiunazhit të Izraelit i thotë të gjitha: Situata në kufirin me Egjiptin, pjellë e imagjinatës së presidentit

Ish-kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme izraelite Shin Bet, Nadav Argaman, ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka mashtruar vendin mbi rëndësinë e mbajtjes së kontrollit mbi zonën e kufirit midis Gazës dhe Egjiptit

“Nuk ka asnjë lidhje midis armatimit të gjetur në Gaza dhe Korridorit të Filadelfit. Shumica e kontrabandës në Gaza ishte përmes pikës kufitare Rafah. Këtë e dimë me siguri. Kur Netanyahu flet për qëndrimin në Korridorin e Filadelfit, ai e di shumë mirë se asnjë kontrabandë nuk bëhet atje. Kështu që ne tani jemi të detyruar të jetojmë me këtë pjellë imagjinare”, tha Argaman në një intervistë.

Argaman, i cili drejtoi “Shin Bet” midis 2016 dhe 2021, tha gjithashtu se Izraeli duhet të ndalojë luftën në Rripin e Gazës dhe të shkojë drejt një armëpushimi.

“Jam i shqetësuar për të ardhmen e Izraelit, ka tënë në duar e një qeverie ekstremiste, radikale”, tha ai.

360grade.al

Share: