Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur një Prokurori private të Ramës, ndërsa sulmoi edhe prokurorët duke thënë se janë mercenarë të Ramës.
”Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish ministrit të brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur. Mbajnë në arrest antikushtetues, kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dokument apo dëshmi, veçse me dëshirën dhe vendimin e Ramës, kërkesën e tij publike në Kongres dhe Asamblenë e PS, si dhe me kërkesë në publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal. Skap, me dosjen partizani, krijoi piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publik dh elan ë burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Ramës. Rezulton se në dosjen e klubit s’ka asnjë çështje penale, mungon fakti penal dhe shteti s’ka humbur asnjë qindarkë publike, përkundrazi ka fituar nga zbatimi i ligjit. Prokurorët politik, mercenarë, e dinin që ishte mashtrim.”
360grade.al