Home Gjeo-Ekonomia Planet për “Vatikanin e Tiranës”, bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund...

Planet për “Vatikanin e Tiranës”, bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB dy ditë më parë, prezantoi idenë e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, sipas një modeli të ngjashëm me atë të Vatikanit në Itali.

Por mesa duket, kjo ide nuk është përkrahur nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët janë shprehur kundër krijimit të një shteti të tillë.

Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global në pronësi të Azerbajxhanit, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

Kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, tha: “Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë se Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“.

Nga ana e tij, presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, thuhet se ka deklaruar se ndërsa i konsideron hapat e ndryshëm të ndërmarrë nga vendet për të njohur besimin e sektit bektashi në mbarë botën në përgjithësi pozitive, ai gjithashtu mbështet pikëpamjen se besimi bektashinjve dhe shteti fetar nuk mund të shkojnë paralelisht.

Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri”, thotë ai.

Bektashi Turqi

360grade.al

Share: