Home KRYESORE REALIST apo FATALIST për Opozitën! Nga Ardi Stefa

REALIST apo FATALIST për Opozitën! Nga Ardi Stefa

Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” e vet, peng i egoizmit dhe paaftësisë për reformim; që beson se duhet të ndryshojë sjellja e shoqërisë ndaj saj, jo sjellja e saj ndaj shoqërisë; që është e fragmentarizuar dhe pa ide novatore, e konsumuar në retorikë, e përfaqësuar nga ata që duhet të largoheshin me kohë dhe e personalizuar në hallin e një njeriu, çfarë jam?

REALIST apo FATALIST?

Kur them që opozita është e izoluar dhe nuk po gjen mbështetje te ndërkombëtarët, sepse nuk është e pastër, e besueshme për ta dhe e aftë për reforma të thella që do ta afronin me Evropën dhe do ta bënin të pëlqyeshme për shqiptarët, çfarë jam?

REALIST apo FATALIST?

Kur them që opozita aktuale është “arritja më e madhe” e qeverisë dhe dhurata më e çmuar për të, sepse kështu siç është i ka dhënë mandatin e katërt Ramës, çfarë jam?

REALIST apo FATALIST?

Kur them që kjo opozitë mban në këmbë këtë mazhorancë, sepse kanë 34 vite që janë bashkë dhe mbajnë në këmbë establishmentin në Shqipëri, çfarë jam?

REALIST apo FATALIST?

Kur them që duhet një opozitë e reformuar në ide, përfaqësim, retorikë dhe akte politike për të ndodhur rotacioni politik, por opozita aktuale as mund të reformohet e as mund të bëjë ndryshimin, sepse udhëheqësit e saj mendojnë veç për pushtetin e tyre personal dhe ekonomik, çfarë jam?

REALIST apo FATALIST?

Kur besoj se PS dhe qeveria nuk përballen me ndonjë presion nga opozita, sepse janë bashkë, por presionin e kanë nga hetimet e SPAK dhe skandalet e shumta të korrupsionit, e megjithatë nuk rrezikohet nga kjo opozitë çfarë jam?

REALIST apo FATALIST?

Share: