Home Gjeo-Ekonomia “Lëkundet” kryeministri maqedonas: Gati për kompromis, por po presim lëvizjet e BE-së!

“Lëkundet” kryeministri maqedonas: Gati për kompromis, por po presim lëvizjet e BE-së!

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, po pret lëvizjet e Brukselit lidhur me vijimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e bëri të qartë se për Shkupin, i vetmi hap deri në fillimin e bisedimeve janë ndryshimet kushtetuese, për të cilat Maqedonia e Veriut ka rënë tashmë dakord.

Mickoski kërkon kohë, dhe i pyetur nga REL nëse këtë e lidh me zgjedhjet e së dielës në Bullgari, ai u shpreh se kjo është një çështje e brendshme e Bullgarisë, por shtoi se asgjë nuk është e përjetshme dhe se nëse ka vullnet, ka edhe zgjidhje.

Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian t’i respektojë parimet e veta dhe vlerat e veta, theksoi ai, e ndërsa la të kuptohet se po pret kështu një përgjigje të KE-së, dhe i ndërgjegjshëm se do të nevojitet edhe mbështetja nga Bullgaria, u shpreh i hapur për bisedime. Qëllimi ynë është të jemi pjesë e familjes europiane, deklaroi shefi i ekzekutivit maqedonas, i cili insistoi nga ana tjetër se në këtë mes, nuk ka ndikim rus.

“Nëse shohim historikisht, ne kurrë nuk kemi qenë si popull në prioritetet kryesore të diplomacisë ruse”, u shpreh Mickoski. Sa për presidentin e ardhshëm amerikan, preferoi të mos mbante anë. Ai tha nuk pret ndryshim në politikën amerikane për Ballkanin edhe pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, e as nuk favorizon ndonjërin nga dy kandidatët, as Kamala Harris e as Donald Trump, pavarësisht takimeve që ka pasur me ish të dërguarin e posacëm të republikanit, Richard Grenellin.

Top Channel

Share: