Të shtunën u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare 🌍, ku përfaqësues nga degët e Rrjetit u mblodhën për të zgjedhur udhëheqësinë e re.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Omer Nura është zgjedhur Kryetar i ri i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, ndërsa Nestor Dede është zgjedhur Sekretar i ri.
🙏Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe mbështetjen e tyre, dhe i urojmë suksese ekipit të ri drejtues në përpjekjet e tyre për të forcuar rrjetin dhe bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare në mbarë botën 🤝.
Kryetari i ri, tashmë ka filluar punën:
Nura, së bashku me kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri Yll Blakaj dhe kryetarin e Bizneseve Shqiptare ne Austriali, Tim Dardania, janë takuar me përfaqësuesit e USAID dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ku morrën përkrahjen e tyre të plotë për projektet e ardhshme të Rrjetit 🏗️.
🚀Punë të shumta e presin kryesinë e re për të shpier përpara misionin e Rrjetit, dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve.
Dhe Kryesia e Re me këtë rast fton të gjitha degët e Rrjetit që për shkaqe të ndryshme nuk ishin pjesë e Kuvendit Zgjedhor të bashkohen nën shtëpinë më të madhe të bizneseve shqiptare në botë 🏠 dhe bashkë të çojmë përpara projektet e së ardhmes 📈!