Princesha e Uellsit bëri një paraqitje surprizë përkrah Princit të Uellsit gjatë vizitës së tij në Southport.
Atje, ata patën një takim privat me familjet e tre fëmijëve që vdiqën në një sulm me thikë korrikun e kaluar.
Kjo ishte dalja e parë zyrtare publike e Kate Middleton pas përfundimit të trajtimit të kancerit.
Burimet e Pallatit thanë se vendimi i saj për të shoqëruar Princin William pasqyronte dëshirën e saj për të treguar mbështetje, dhembshuri dhe solidaritet ndaj komunitetit lokal, sipas BBC.
Çifti mbretëror foli gjithashtu me punonjësit e shërbimeve të urgjencës që iu përgjigjën incidentit tragjik.
Burimet mbretërore thonë se ajo vendosi të shoqërojë Princin William për të treguar “mbështetjen, ndjeshmërinë dhe dhembshurinë e saj për komunitetin lokal”.
aaakate middleton kkk
Dalja e Kate ishte një surprizë pasi kjo është një nga paraqitjet e saj të pakta publike këtë vit që nga shpallja e diagnozës së saj. Me përfundimin e kimioterapisë, princesha ka nisur gradualisht t’i kthehet detyrave të saj.
Pavarësisht sfidave të saj shëndetësore, kjo vizitë është angazhimi i saj më i rëndësishëm publik deri më sot.
katteee
360grade.al