Home KRYESORE Studentja ekselente e Inxhinierisë që mbledh boronica: Nuk gjej punë në profesion,...

Studentja ekselente e Inxhinierisë që mbledh boronica: Nuk gjej punë në profesion, do filloj studimet për Mjekësi që mos të largohem nga Shqipëria

Në stan nuk jetojnë vetëm familjet që jetojnë  me shitjen e boronicës që ju sjell toka e bjeshkëve të Tropojës.

Në stan, gazetarja e emisionit, Bagëti e Bujqësi, Rudina Muça, gjeti një vajzë të re e cila kish mbaruar me nota të shkëlqyera studimet për inxhinieri tekstili dhe pavarësisht kësaj Ujëvara Çela, mblidh boronica për t’i siguruar familjes disa të ardhura.

Rudina Muça: Ujëvar ti në verë jeton këtu në bjeshkë e në dimër ku qëndron?

Ujëvara Çela: Unë kam lindur e jam rritur në Tiranë, kam përfunduar studimet për inxhiniere tekstili, por nuk kam gjetur një punë në këtë profesion

Rudina Muça: Përse vjen në bjeshkë, çfarë thonë shoqet e tua kur u thuaj që shkoj në bjeshkë për të mbledh boronica?

Ujëvara Çela: Kur u tregoja shoqeve që do shkoj në bjeshkë për boronica ato çuditeshin, por kur u dërgoja fotot të natyrës kishin dëshirë të vinin edhe ato  por është e kanë të pamundur të vijnë për shkak të angazhimeve që kanë.

Rudina Muça: Kush janë planet për të ardhmen tënden?

Ujëvara Çela: Si fillim doja të përfundoja studimet, e të filloja një punë. Por në Shqipëri industria e teksitilit nuk është fare e zhvilluar, vetëm mungesa e punës do më çonte larg Shqipërisë, por që nuk dua të largohem.

Rudina Muça: Çfarë do të bësh për të qëndruar në Shqipëri, tani qo hasesh me mungesën e tregut të punës?

Ujëvara Çela: Mund të filloj studimet për mjekësi, sepse ky profesion do të më mbante këtu përgjithmonë.

https://youtube.com/watch?v=JtgTRp4AV6E%3Fsi%3DFyZDrgeCsqcDwdlN

Top Channel

Share: