Home KRYESORE Deklarata skandaloze e Lorenc Vangjelit!

Deklarata skandaloze e Lorenc Vangjelit!

Nga Elona Caslli

Lorenc Vangjeli dje është shprehur se të diagnostikuarit me kancer janë njerëz që Perëndia i ka dënuar me vdekje dhe herët a vonë këta njerëz e humbasin betejën’

Lorenc Vangjeli, para se të shprehet në një studio televizive, duhet të filtrojë mendimin se fjala e tij shkon te shumë dëgjues e njëri prej këtyre dëgjuesve mund të jetë në betejën e tij me kancerin teksa dëgjon Vangjelin t’i japë mandatin e vdekjes.

Të diagnostikuarit me kancer janë përballë një sprove të vështirë e cila nuk është e pakapërcyeshme dhe është krejt e përballueshme me besimin në Zot dhe me trajtimin e duhur.

Për t’i treguar Vangjelit se sa larg njerëzores është deklarata e tij dhe realiteti shqiptar për të diagnostikuarit me kancer po sjell një shembull të rrëfyer nga një e afërme.

” Në Angli, në spitalin ku trajtohen të diagnostikuarit me kancer, studentë të Akademisë së Arteve, marrin vegla të ndryshme muzikore dhe luajnë pjesē të ndryshme artistike për pacientët para çdo seance kimioterapie. Kjo bëhet për të përçuar energji pozitive për çdo pacient disa herë në muaj.

Vangjeli duhet të rikujtojë faktin se vdekja është e pashmangshme për çdo njeri. Ajo çka ndryshon nga njeriu në njeri është koha, vendi dhe mënyra si vdes. Pra, po të riprodhojmë terminologjinë e Vangjelit mund të themi se çdo njeri i diagnostikuar ose jo me kancer si është i dënuar me vdekje.

Post Scriptum- Të diagnostikuarit me kancer janë luftëtarët e dritës të cilët frymëzojnë me forcën e tyre çdo çast.

Elona Caslli

Share: