Home KRYESORE Inside Story/ Ekspertët zbulojnë prapaskenat, pse gratë e dhunuara tërhiqen nga urdhri...

Inside Story/ Ekspertët zbulojnë prapaskenat, pse gratë e dhunuara tërhiqen nga urdhri mbrojtës

Sipas ligjit në momentin që ajo njofton policinë për dhunë në familje, referohet për urdhër mbrojtje që është proces civil.

Nëse nuk ka shenja të dukshme dhune ajo pyetet nëse do të dorëzojë apo jo një kallëzim penal, që i hap rrugën një procesi të dytë penal. Por ka mjaft raste kur gruaja e dhunuar tërhiqet nga kërkesa për urdhër mbrojtje, pavarësisht se ai mund të jetë dorëzuar në gjykatën civile.

‘Kur gruaja del nga urdhri i mbrojtjes ajo del automatikisht nga mekanizmi i mbrojtjes. Që do të thotë nuk i ofrohet bonus qiraje, nuk i ofrohet punës për t’u mbështetet ekonomikisht, kjo e kthen sërish ë ciklin e dhunës’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha

‘Rreth 85% e rasteve që kanë raportuar dhunë, në këtë përqindje shkojnë drejt divorcit. Ne kemi raste që kthehen pas, madje edhe raste që janë divorcuar dhe kthen sërish’ u shpreh Marsela Allmuca,  qendra “Edlira Haxhiymeri”.

‘Rrugëtimi që në momentin që fillon është i vështirë. Nuk duhet të krijojmë besim dhe pritshmëri tek gratë që do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë. Procedurat dhe procesi zgjasin’ u shpreh Ines Xhelili, aktiviste.

Në vitin 2021, qeveria e bëri të detyrueshëm ngritjen e një zyre të koordinatorit vendor në të gjitha njësitë bashkiake, e cila aktualisht konsiderohet e vetmja arritje. Roli i tij është shumë i rëndësishëm, pasi ashtu si policia edhe koordinatori mund ta strehojë me urgjencë viktimën.

Por ngritja e këtij mekanizmi as e ka zbutur dhe as e ka zgjidhur situatën e vështirë të grave.

‘A mjafton vetëm një koordinator për Bashkinë e Kamzës? Unë them jo, sepse nga Bashkia e Kamzës një koordinator bën punë heroike. Ata kanë 3-5 denoncime në ditë për dhunë, si mund t’i administratojë? Si do ti strehojë? Shkojmë në qytete të tjetra. Në Dibër, Vlorë nuk mjafton një koordinator, që gruaja të mos ndihet sikur po përshkon një rrugë edhe më të vështirë’ u shpreh Anila Hoxha, gazetare

“Mekanizmi i Referimit të Dhunës” përbëhet nga drejtuesit kryesorë të institucioneve në rang vendor. Por më shumë sesa efektivitet, ajo duket një plotësim i detyrimit që përcakton Ligji “Për masat e parandalimit të dhunës në marrëdhëniet familjare”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1110302153768471%2F&show_text=false&width=560&t=0

Top Channel

Share: