Zhang Yiming, themeluesi i TikTok-ut, ka arritur për herë të parë në krye të listës së më të pasurve të Kinës, sipas revistës “Hurun”. Pasuria e tij është vlerësuar në 49,3 miliardë dollarë. Në moshën 41-vjeçare, Zhang është pjesë e brezit të ri të biznesmenëve kinezë, të cilët kanë një fokus më të gjerë ndërkombëtar se paraardhësit e tyre.
Sipas BBC, kompania e tij, ByteDance, e cila menaxhon TikTok-un, ka rritur qarkullimin global me 30% vitin e kaluar. TikTok, i njohur si Douyin në Kinë, ka 200 milionë përdorues vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Në listën e të pasurve, Zhong Shanshan, themeluesi i markës së ujit “Nongfu Spring”, u rendit në vendin e dytë me pasurinë e tij prej 47,9 miliardë dollarësh, ndërsa Ma Huateng, themeluesi i “Tencent”, është në vendin e tretë me 44,4 miliardë dollarë.
Sipas “Hurun”, numri i miliarderëve kinezë ra me 142 vitin e kaluar, duke u ulur në 753, pas një kulmi prej 1,185 miliarderësh në vitin 2021.
360grade.al