Sot, me një ngjarje të rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe zhvillimin e mundësive të reja për bizneset shqiptare, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare të Diasporës kryetari z. Omer Nura, duke ju rritur vlera Zyrës së Diasporës së themeluar brenda OEK-ut.
Kjo marrëveshje synon të krijojë një platformë të fuqishme për mbështetjen e bizneseve shqiptare në Diasporë dhe në Kosovë, duke ofruar mundësi për shkëmbime të njohurive, investime dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe më gjerë.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në forcimin e integrimit ekonomik të Kosovës dhe promovimin e mundësive për sipërmarrësit shqiptarë, duke hapur rrugë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e eksperiencave mes bizneseve kosovare me diasporë.
Me këtë marrëveshje, synohet gjithashtu rritja e prezencës dhe ndikimit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Duke nënshkruar këtë marrëveshje, të dy palët angazhohen për të ndihmuar në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim afatgjatë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe diasporës, dhe një mundësi e shkëlqyer për të krijuar një të ardhme më të mirë për bizneset dhe shoqërinë kosovare.