Home KRYESORE “Numri i qytetarëve që zgjedhin emigracionin është alarmant, Tabaku: Koha për ndryshim...

“Numri i qytetarëve që zgjedhin emigracionin është alarmant, Tabaku: Koha për ndryshim ka ardhur, shqiptarët meritojnë vizion të ri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Rakabku, ka bërë një postim në rrjetin e saj social në Facebook, ku rendit disa nga problemet kryesore të vendit tonë.

Demokratja thotë se Shqipëria ndodhet në krizë, dhe kjo gjë sipas saj reflektohet te shifrat alarmante të qytetarëve që zgjedhin të emigrojnë jashtë vendit.

Përmes postimit në Facebook, Tabaku thotë se të varfrit nuk kanë më as pronat e tyre, ndërsa të pasurit përfitojnë gjithçka.

Sipas Tabakut, ky është një tjetër shembull i qartë se si buxheti i shtetit është kthyer në një arkë private për një elitë të vogël, ndërsa shumica e shqiptarëve varfërohet çdo ditë.

“Koha për ndryshim ka ardhur. Paratë e shqiptarëve nuk duhet të shkojnë për një pakicë të privilegjuar, por për mirëqenien e të gjithëve. Ne nuk mund të pranojmë më një sistem që ushqehet nga korrupsioni. Shqiptarët meritojnë një vizion të ri dhe një angazhim për ndershmëri dhe llogaridhënie”,  shkruan në postimin e saj Tabaku.

Share: