Krenarë dhe të lumtur për partnerin tonë “MD Italia” që merr çmimin “Marka më e mirë për vitin 2025 në kategorinë Discount”. Ky konkurs, tashmë në edicionin e tij të pestë, vjen si rezultat i mbi 7,500 anketimesh, 22,500 blerjesh në dyqane fizike dhe 11,500 blerjesh online. Çmimi më pas përcaktohet nga një model përfaqësues i popullsisë italiane nga mosha 18 deri në 74 vjeç, sipas gjinisë dhe zonave të banimit, nga një përzgjedhje që përfshin mbi 120 marka.
Për “MD Italia” dhe “PronatyraMD”, ky çmim na inkurajon të vazhdojmë të punojmë me pasionin dhe përkushtimin e duhur në mënyrë që çdo klient që hyn në marketet tona të ketë gjithmonë një përvojë blerjeje të mbarë e të ndihet gjithmonë i vlerësuar./BalkanWeb.com