Përgatiti Geron Kamberi
Në përfytyrimin e secilit prej nesh kur përmendet fjala Vals( Waltz nga gjermanisht rrotullohu) gjithmonë na vinë ndërmjet valset e famshme vjeneze të Shtrausit .Valsi si një formë kërcimi ,që e ka origjinēn tek kërcimi popullor i fshatarēve gjermanë në shek XIII , u shndërrua në një kërcim.të oborreve perandorake e mbretërore te Europës nën stilizimin e ri kompozicional e familjes Shtraus. Megjithatë në historinë e muzikës ka hyrë si një nga pjesët më të bukura të këtj zhanri ai që njihet si Valsi Nr 2 ( Waltz Nr 2) i kompozitorit të mirënjohur rust Dmitri Shostakovich( 12.09.1906-09.-08.1975) të shek XX , pjesë e një Suitës Nr 2 për Orkestër Op 99) qe e kishte kompozuar paraprakisht që në 1938 si pjesë e njē përpjekje për të kompozuar muzikë jazz në BS.
Valsi Nr 2( Waltz Nr 2) i Shostakoka hyrë në kujtesën e njerëzimit për shkak të famës që kam marrë duke qenë pjesë e kolonës zanore të disa filmave të njohur si Eyes Wide Shut dhe Ana Karenina
Shostakovich konsiderohet si kompozitori më i madh i shekullit të 20-të. Në 15 simfonitë, 15 kuartetet e tij dhe në vepra të tjera ai demonstroi mjeshtëri të formave më të mëdha dhe më sfiduese me muzikë me fuqi të madhe emocionale dhe risi teknike kompozicionale Të gjitha veprat e tij karakterizohen nga fuqi e fortë emocionale – intensitet tragjik, zgjuarsi groteske, humor. , parodi dhe sarkazëm të egër.
Ndërmjet viteve 1929 dhe 1970, Dmitri Shostakovich shkroi partitura për pothuajse dyzet filma në një sërë zhanresh, nga filmi Babilonia e Re, te dokumentarët e fortë të propagandës staliniste si Rënia e Berlinit, dhe deri te versionet e filmave mbështetur mbi dramat Hamleti dhe Mbretit Lir të Uilliam Shekspirit.
Shostakovich qē e kishte bërë Valsin si pjese Suites Nr 2 per Jazz ( Op 99) qe ne vitin 1938 dhe qe u luajt per here te pare ne Mosk .pas lufte partiturat humbe.Me pas pjesa e tij Valsi nr. 2( Wlatz Nr 2) e luajti serish në 1955-56 si pjesë e veprës së tij Suita Nr 2 për Orkestër (Op. 99) dhe që e përdori si muzikë filmi tek Filmi Skalioni i Parë (Pervyi Eshelon), me regji nga regjisori i njohur sovjetik Mikhail Kalatozov, i cili pati premierën e tij më 29 Orill 1956. Skalioni i Parë (Pervyi eshelon) ishte bashkëpunimi i vetëm i Shostakovich me Mikhail Kalatozov (1903-1973), një regjisor i shquar, autor i njohur për filmin e tij klasik të Luftës së Dytë Botërore, Po fluturojnë krillat (1957).
Filmi Skalioni i parë ( Pervey Eshelon).ku u përdor për herë tē parë muzika e këtij valsi bën fjalë për një grup të rinjsh vullnetarë të periudhës komuniste të BS të cilët so entuziastë udhëtojnë në Kazakistanin e djerrë dhe të largët për të marrë pjesë në fushatën e nisur nga udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi për të banuar dhe zhvilluar bujqësinë në tokat e virgjëra e të pabanuara të BS ” I xhiruar nga kineasti i mirënjohur Sergei Urusevsky, filmi përshkruan vështirësitë e tyre në përshtatjen me klimën e ashpër dhe kushtet primitive të jetesës, por në bazë të stilit kinematografik të realizimit socialist tregohet aftësia e zyrtarëve komunistë të Bashkimit Sovjetik për të triumfuar mbi fatkeqësitë dhe dobësitë njerëzore sic është alkoolizmi , xhelozia e zhgënjimet e fatkeqësitë në dashuri /Pjesa e Shostakovich përfshin një uverturë gazmore, disa këngë “masive”, fanfare dhe dy sekuenca të shkurtra të vendosura në muzikën e Valsit nr. 2 që luhen nga një altoparlant. E para ndodh në minutat e para të fimit, ndërsa vullnetarët që vijnë kërcejnë në një stuhi ndëras më pas riluhet sërusn ndodh gjatë një feste në verë kur kanë përfundiar banesat e vullneëetarëve që kanë shkuar të jetojnë atje..
Valsi ka një ritëm tërheqës dhe një melodi magjepsëse, që shpreh gëzimin dhe melankolinë e jetës në Bashkimin Sovjetik. Kjo muzikë është përdorur në disa filma, të tillë si “Eyes Wide Shut”(1999) i regjisorit amerikan Stanley Kubrick(26.07.1928-07.03.1999) ku ka një skenë të famshme kërcimi nga aktori Tom Cruise e Nicole Kidman dhe filmi “Anna Karenina”(2012) i Joe Wright( 25.08.1972) . Waltz No. i Shostakovich tregon aftësinë e tij për të përzier format klasike me një ndjeshmëri moderne, duke krijuar një përvojë muzikore magjepsëse dhe ndjellëse. Vepra konsiderohet si një testament i talentit dhe inovacionit të kompozitorit brenda zhanrit te valsit.qe vjen nga orkestrimi që lidhet me një grup instrumentesh me katër saksofona, kitarë dhe fizarmonikë, duke krijuar një atmosferë të kēndshme e spontane.
Performanca e parë e dokumentuar kur Valsi Nr 2 është luajtur nga një orkestër simfonike është zhvilluar më 1 Dhjetor 1988, në Barbican Hall, nga Orkestra Simfonike e Londrës e drejtuar nga Mstislav Rostropovich.. Në vitin 1994, violinisti e instrumenti i njohur André Rieu publikoi një regjistrim të pjesës “Waltz 2” duke shitur mbi 50,000 kopje .
Për publikun e gjerë, Valsi Nr 2 ( Waltz Nr 2) është bërë një nga kompozimet më të njohura të Shostakovich. Fama e tij u rrit kur Stanley Kubrick e përdori duke krijuar një efekt të shkëlqyer skenik gjatë momenteve të skenave të fillimit dhe fundit së filmit të tij Eyes Wide Shut (1999), një dramë misterioze erotike psikologjike me aktorin e famshëm Tom Cruise dhe Nicole Kidman.
Valsi i luajtur në filmin Anna Karenina është një pjesë mbresëlënëse ku përzihet muzika e interpretimi dhe ia vlen të shijohet në linkun e bashkëngjitur.