Pergati Geron Kamberi!
Megjithëse tek ne pas viteve 90 shërbimi i udhëtimi me tren u ndërpre e tashmë ka një shpresë për tiu rikthyer , gjithsesi udhëtiumi me tren ka qenë dicka që më ka shijuar gjithmonë.
Vecanërisht në vendet e ndryshme ku jam gjendur për arsye pune apo arsye të tjera, udhëtimin me tren e kam parë si dicka të vecantë, ndoshta edhe për shkak se ky udhëtim më mungonte këtu.
Sic kam vënë re shpeshherë magjia e vërtetë e këtij udhëtimi është jashtë, në peizazhin që treni përshkon cka i përgjan një rrugëtimi brenda trupit të një vendi ku të parakaloojnë para syve njerëzit, monumentet , natyrën etj
Tashmë një nga kënaqësitë e udhëtimit me tren janë ato që njihen si “udhëtimet panoramike” me tren që ofrohen në shumë vende të Europës , ku qëllimi është të shijosh përmes udhëtimit të ngadaltë natyrën e vendet e vecanta që gjenden përgjatë tyre.
Teksa jam munduar të përmbledh e të përshkruaj dis aprej këtyre udhëtimeve panoramike nga më të bukurta në Europë , në vetvete ato janë një dëshmi e Europës që ka ditur të ruajë trashëgiminë natyrore hstorike e kulturore, duke e bërë këtë kontinent që të ofrojë disa nga udhëtimet më piktoreske me tren në botë.
UDHËTIMI SETTLE – CARLISLE(140 km ANGLI)
Një rrugë e këndshme tren me distancë 140 km që zgjat 1 orë e 40 minuta dhe që kalon në Viaduktin e Ribbleheda një nga pmajet më madhështore në veri të Anglisë. Linja hekurudhore nga Settle në Carlisle e Anglisë ka qenë prej kohësh sinonim i luftës për të ruajtur zgjatimin e bukur dhe historik të linjave të hekurudhës britanike në zona të vecanta. Treni niset nga qyteti i Settle në North Yorkshire për të mbërritur në qytetin e Carlisle në rajonin e Cumburland. Megjithatë kjo nuk është linjë hekurudhore që i përket trashëgimisë historike. Sot ajo është pjesë e rrjetit hekurudhor britanik dhe në të kryejnë shërbimin trenat e rregullt të linjës kryesore. Kjo linjë hekurudhore gëzon një jetë të dyfishtë pasi për kënqësinë e pasagjerëvee e vihen në përdorim edhe trenat e dikurshëm me avul në mënyrë që të apasinuarit pas udhetmit me trentë përjetojnë një përvojë të vecnatë. Nga Settle në Carlisle pamjet nga vagonët janë pothuajse të pakrahasueshme. Cdo udhëtar mund të shijojë kilometer pas kilometri pamjet e peizazhit të mrekullueshëm të Yorkshire Dales dhe North Pennines, që ndërpriten vetëm nga stacione trenash po aq të bukur sa pejsazhet e natyrës.
UDHËTIMI SWANSEA – SHREWSBURY(191,km ANGLI (WELLS)
Udhëtimi me tren niset nga qyteti Swansea në bregun jugor të Wellsit për të mbërritur në qytetin e këndshëm mesjetar të Shrewsbury në rajonin Shpropshire tw Anglisw. Treni ecën në mënyrë të ngadaltë për 4 orë e përshkon 191 km duke të ofron pamje magjepwse nëpër një terren tipik anglez. Udhëtimi është një përvojë interesante duke kaluar përmes një larmi peizazhesh, ku ndërthuren kalimet në grykëderdhjet me rërë të Uellsit të Jugut, me kalimin përmes qyteteve bujqësore dhe imazheve bukolike , pejsazhit me pyje dhe kodrina.Një ekperenceë e vecantë është ndalimi në Stacioni Sugar Loaf , një nga stacionet më të largëta hekurudhore në Wells
UDHËTIMI INVERNESS – KYLE OF LOCHALSH ( 135 km ANGLI(SKOCI)
Skocia ka një bollëk linjash hekurudhash që kalojnë përmes pejsazheve piktoreske ku vecohet Linja Ëest Highland dhe Linja e Largët e Veriut deri në Thurso. Treni kalon nën shpatet e buta me bar të Fionn Bheinn dhe në malet , të cilat ngrihet lart mbi Achnasheen .Linja hekurudhore Kyle of Lochalsh ofron një udhëtim që nga Inverness , një qytet në bregun verilindor të Skocisë ku bashkohen lumenjtë Ness dhe Moray Firth. Treni vazhdon përmes luginave të heshtura apo glen sic quhen në gjuhën e vjetër gale dhe gjatë udhëtimit shihet maja Malit Munro(3,338 m) për të zbritur më pas në brigjet e ftohta të Detit të Veriut e ku sheh edhe ujërat e tërbuara e të shkumëzuara të Oqeanit Atlantik.Është një udhëtim që shtrihet përgjatë një linjë hekurudhore që depërton në qoshet e largëta të Malësisë së Skocisë duke të cuar në një udhëtim në Ishullin e Skye. Udhëtimi panoramic përfundon në fshatin Kyle of Lochalch në gadishullin e Lochalch në bregun veriperëndimor të Skocisë.
UDHËTIMI OSLO-BERGEN( 496 km NORVEGJI, BERGENBAHNEN EXPRESS)
Udhëtimi me këtë tren nga kryeqyteti norvegjez i Oslos deri në qytetin e Bergenit është një nga mrekullitë e ndërtimit të hekurudhave të shekullit të 19-të,. Në pak më shumë se 6 orë treni përshkon rreth 490 km nëpërmjet shkëlqimit natyror të Norvegjisë. Treni përshkon ngjitje nëpër kanione, kalon lumenj, endet nëpër shpatet e maleve, duke kaluar nëpër fjorde dhe përshkuar peizazhet e ftohta akullnajore norvegjeze.
UDHËTIMI MUNICH-VENECIA( 563 km GJERMANI- BRENER EXPRESS)
Udhëtimi Munich – Venecia përmes linjës hekurudhore Brenner është një eksperiencë tërheqëse për dy arsye kryesore pasi pëmes këtij udhetimi në 563 km për gati 6 orë e gjysëm, sicili ka mundësi të shijojë malet dhe vreshtat e verërat e bardha që janë të vendosra përgjatë itinerarir. Brenner Express është treni i parë që përshkoi alpet gjermane e austriake në vitet 1860. Udhëtimi nis në Mynih m kryeqendrën e Landit të Bavarisë për tu përmbyllur në qytetin piktoresj të Venecias, kryqeNë një udhëtim çuditërisht të shpejtë brenda ditës, kalohet nëpër tre vende – Gjermani, Austri dhe Itali duke zbrituar nga ndjesia e dëborës pranë klimës së butë të detit. Pamjet e vreshtave janë mahnitëse ndërkohë që treni ndalet në qytetet e mëdha europiane me histori e arkitekturë të vecantë sic janë Mynihu dhe Venecia.
UDHËTIMI LUCERNË – LUGANO( 126 km, ZVICËR, GOTHARD PANORAMA EXPRESS )
Udhëtimi me tren nga Lucerna në Lugano nëpërmjet linjës, Gotthard Panorama Express është një udhëtim fantastik që lidh dy rajone të ndryshme të Zvicrës: Alpine dhe Mesdheun. Treni kalon përmes tunelit historik Gotthard Base, i cili u hap në 1982 dhe del në anën tjetër të Alpeve, duke u zhytur në diellin e pjesën jugore të Zvicrës.
UDHËTIMI OFFENBURG- KONSTANZ (149 km GJERMANI, SCHWARZWALDBAHN)
Duke u ngjitur 650 metra vertikalisht dhe duke mbuluar një distancë prej 149 kilometrash, Hekurudha e Pyjllit të Zi (ose Badische Schëarzëaldbahn në gjermanisht) kalon nëpër disa nga peizazhet më spektakolare në Evropë. Në këtë udhëtim treni kalon përmes pyjeve me pisha, faqet e shkëmbinjve dhe degët e errëta sipër.
UDHËTIMI CHUR – TIRANO( 156 km, ZVICËR-BERNINA EXPRESS)
Udhëtimi nga qyteti i Churit në Zvicër të Kantonit të Graubundenit në qytetin e Tiranos në rajonin e Lombardisë është një udhëtim me tren mbresëlënës shumë panoramic me një distancë 156 km ,përreth 4 orë e gjysëm. Përgjatë këtuij udhetimi ke mundësi të shohësh ujeëta e kaltra të Lago Bianco dhe të ngjitesh në një nga stacikonet më yë larta hekurudhore malore në lartësinë 2,253 m mbi nivelin e dsetit sic është stacioni Ospizion Bernina. Secili ka mundësinë të shijojeë malet e mbuluara me akull, grykat ku rrjedhin ujëvara, liqenet me ngjyrë blu dhe pyjet e pafundme të bredhit të parë përmes dritareve panoramike në linjes së trenit Bernina Express të Zvicrës .Ky udhetim shpesh kryeson në anketimee udhëtimeve me tren si një ndër më të bukurit në botë .Përtej peizazhit fenomenal alpin, hekurudha në vetvete është një kryevepër e inxhinierisë së fillimit të shekullit të 20-të, duke kaluar nqë 55 tunele dhe 196 ura përgajtë saj, Linja është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – dhe me arsye të mirë.
UDHËTIMI LOCARNO –DOMOSDOSSOLA( 52 km, ZVICËR –ITALI, CENTOCAVALLI EXPRESS)
Megjithëse fama e këtij udhëtimi shpesh mbulohet nga udhëtimet më të famshme brenda territorit të Zvicrës, ky udhëtim me tren prej 2 orësh nga Locarno , kryqendra e kantonit të Ticinos , I cili kalon në brigjet e liqenit Maggiore deri në qytetin e Domodossola të rajonit të Piemontes në shtetin Italian që është diçka e një bukurie të vecantë. Treni i linjës Centocavalli Express kalon nëpër 83 ura dhe 34 tunele,.Në këtë udhëtim ndeshesh me ujëvarat që kalojnë nëpër rrëpirat e shkëmbinjve, kodrat me vreshta, viaduktet me hark të këndshëm, fshatrat me shtëpi prej çatie të mbuluar me rrasa, luginat akullnajore , pyjet e gështenjave dhe ahut kilometër pas kilometri .Të gjitha këto janë të vendosura përballë rrëpirave të maleve të mbuluar me borë. Një nga pikat kulmore të këtij udhëtimi është kalimi në Viaduktin Isorno.
UDHËTIMI ST MORITZ – ZERMAT ( 272 km , ZVICËR, GLACIER EXPRESS)
Ky është një nga udhëtimet më të njohura panoramike mes udhëtimeve me tren që mund të bësh në Zvicër.Një udhëtim 8-orësh me tren të con në tre kantone, përmes zemrës së Alpeve Zvicerane. Pamjet piktoreske përmes dritareve panoramike, lehtësitë e jashtëzakonshme dhe komoditeti e bëjnë këtë udhëtim një aventurë të këngsme Përgjatë udhëtimit treni përshkon disa nga pikat më të larta si Rhine Gorge, Sedrun, Disentis, Rhone Glacier, Matterhorn.
UDHËTIMI VITZNAU-RIGI KULM( 5 km, ZVICËR)
Udhëtimi për në majën e Rigit është interast. Ai është një nga udhëtimet më piktoreske me tren në Zvicër! Ndërsa treni me rrota të dhëmbëzuara ngjitet lart, pasagjerët mund të admirojnë një peizazh të zgjeruar të liqenit të Lucernit dhe majat e maleve që shafqen Ka disa rrugë deri në Rig mund të niseni nga Arth-Goldau ose Vitznau, por të dyja rrugët janë po aq mahnitëse. Ai është treni më i vjetër me rrota të dhëmbëzuara në Zvicër, Liqeni i Lucernit, Pilatus
UDHËTIMI MONTREUX- INTERLAKEN(79 km, ZVICËR GOLDEN PASS LINE )
Ky është udhëtimi me tren më panoramik e më luksoz në Zvicër.Udhëtimi me tren në linjën GoldenPass i çon pasagjerët nëpër zonat më piktoreske të kantonit Vaud dhe Bernës, duke treguar majat e maleve, livadhet e harlisur kodrat e Berner Oberland dhe madje edhe lopët e famshme zviceriane në kullota. Udhëtimi me tren kalon nëpër Liqenin e Gjenevës, vreshtat e shumta, Gstaad, Zëeisimmen, Berner Oberland.
UDHËTIMI LUCERNË – LUGANO( 126 km, ZVICËR, GOTHARD PANORAMA EXPRESS )
Udhëtimi me tren nga Lucerna në Lugano nëpërmjet linjës, Gotthard Panorama Express është një udhëtim fantastik që lidh dy rajone të ndryshme të Zvicrës: Alpine dhe Mesdheun. Treni kalon përmes tunelit historik Gotthard Base, i cili u hap në 1982 dhe del në anën tjetër të Alpeve, duke u zhytur në diellin e pjesën e pjesës mesdhetare të Zvicrës
UDHËTIMI VILLEFRANCHE DE CONFLENT – LATOUR DE CAROL(63 km FRANCË)
Në Francë është një udhëtim interesant me një tren të vecantë që quhet Treni i Vogël i Verdhë ( Le Petit Train Jaune) që përshkruan përreth 4 orë një pejsazh panoramik prej 63 km në zonën malore të jugut të Francës drejt maleve Pirrenej në kufij me Spanjën. Udhwtimi nis nga qyteti i Villefranche de Conflent , qytet në rajonin e Pyreness Orientale në Francën Jugore për të mbërritur deri në qytetin e Latour de Carol , i cili ndodhet në të njëjtin rajon.Që nga viti 1910, ky udhëtim bëhet në vagona të hapur me ngjyrë të verdhë si bimët e luledielli të Ligne de Cerdagne të cilët tunden përgjatë udhetimit të tyre duke kaluar në pyjet e shumta dhe malet e ashpra të Pirenejve. Ky udhëtim zë një vend të veçantë në zemrat e shumë udhëtarëve francezë. E njohur si Kanaria, ose Le Petit Train Jaune (Treni i Vogël i Verdhë), kjo hekurudhë malore përmendet shpesh si një ndër piktoresket në Francë, nuk është një shërbim luksoz por është një udhëtim si me një slitë në të cilën do të ndjeni erën në flokët tuaj dhe të ftohtin e flladit malor ndërsa ngjiteni në stacionin më të lartë të trenit në Francë.Në mënyrë të vecantë udhëtarët ndjejnë një emocion kur arrinë në pikën më të lartë të kësaj hekurudhe në Pont Gisclard.
UDHËTIMI PARIS- VENECIA ( 844km , ORIENT EXPRESS)
Udhëtimi me tren nga Parisi në Venecia përgjatë 844 km me linjën Orient Express është një eksperuiencë e vecantë ku udhëton me vagonat madhështorë dhe elegante të viteve 1920 ,njëra prej të cilave ka edhe një piano klasike. Në këtë udhetim me tren ndërthuren pamjet piktoreske me shërbimin luksoz ku përgjatë këtij rrugeëtimi kalon në pasqyrë pamje nga Parisi, fshati francez, Alpet zvicerane, Dolomitet italiane dhe Venedikun e dikurshëm apo Venecian e sotme , një symbol i historisë e trashëgimisë kulturore
UDHËTIMI STAINACH IRDNING – ATTNANG PUCHHEIM(171 km, AUSTRI, SALZKAMMERGUT EXPRESS)
Brenda Austrisë ka një linjë të mrekullueshme hekurudhore që kalon nëpër natyrën mahnitëse austriake e cila të .mahnit. Linja hekurudhore Salzkammergut ka një gjatësi prej 171.1 kilometrash dhe niset nga qyteti i Stainach-Irdning në pjeswn e sipërme të Austrisë për të mbërritur në Attnang-Puchheim. Gjatë udhëtimit me këtë tren, pasagjerët mund të shohin malet e mëdha austriake, liqenet e bukura dhe shumë fshatra piktoreskë . Një nga pjesët më të njohura të hekurudhës Salzkammergut është pjesa midis Bad Ischl dhe Hallstatt. Në këtë pjesë, mund të shihet Liqeni Hallstatt dhe Alpet Dachstein dhe një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, përkatësisht fshatin e vogël Hallstatt, i cili ka shumë shtëpi shumëngjyrëshe që ngjiten pas malit austriak shumë pyje e mjaft ujëvara dhe male të thepisura.
UDHËTIMI BUDAPEST – VJENË(216 km HUNGARI-AUSTRI)
Udhëtimi panoramik me tren nga kryqeyteti hungarez i Budapestit drejt kryeqytetit austriak të Vjenës fillon nga stacioni i trenit Keleti në Budapest për tu ndaluar në stacionin e trenit në Vjenë , Vienna Hauptbahnhof. Udhëtimi nis nga stacioni i njohur i trenit Keleti në Budapest , i cili nuk është thjesht një stacion treni, por një pikë referimi mbresëlënëse për tiparet e tij të vecanta arkitekturore eklektike, ku bashkohet stili neoklasik dhe ndikime tjera. Stacioni funksionon që nga viti 1884.Përgjatë këtij udhëtimi me tren nga Budapesti në Vjenë ofrohen disa peizazhe të këndshme të Hungarisë rurale ku të shfaqen fshatrat e ngulitur në luginat e mbuluara nga hijeshia . Pranë Győr mund të shihen pamjet e lumit Danub ndërkohë teksa hyn brenda kufirit të Austrisë peizazhi bëhet më i bukur, me fshatrat e mrekullueshëm austriakë dhe Alpet e famshme austriake që duken prej së largu
UDHËTIMI NOVA GORICIA-JESENICE( 89 km SLLOVENI)
Udhëtimi me tren prej 2 orësh niset nga qyteti i Nova Goricias një qytet në Slloveninë Perëndimore afër kufirit me Italinë për të mbërritur në Jessenice një qytet në rajonin e Karniolës së Sipërme në kufi me Austrinë. Ku udhëtimi që dikur njihej linja Bohinj, , lidh dy vende , rëndësia e të cilave mund të mos jetë e rëndësishme për udhëtarët modernë. Ndryshimi i kufijve dhe politikave të Europës mund ta ketë zbehur disi linjën hekurudhore Nova Goricë-Jesenice, por gjithsesi pejsazhi i saj panoramik. Udhëtimi është një vizitë mbresëlënëse i pikave kryesore të Sllovenisë alpine, duke u ngjitur nëpër qytete malore dhe fshatra përgjatë lumit Soça, kalon nëpër peizazhe të shkëlqyera alpine pranë liqenit Bohinj dhe përgjatë liqenit me famë botërore Bled .Në këtë liqen e ishullin në mes të tij gjithsecili mund të shijojë kishën, kështjellën dhe ngjyrën e kaltër të përsosur të ujit të Liqenit të Bled-it
UDHËTIMI BEOGRAD – TIVAR(476 km SERBI)
Udhëtimi me tren nga kryeyqteti i Serbisë i Beogradit deri në qytetin port të Tivarit të Malit të Zi përshkruan një pejzazh malor panoramik , duke ecur mbi shinat e një hekurudhe malore prej 476 km e një udhetim që zgjat më shumë se 10 orë !Treni mbërrin në pikën më të lartë të kësaj hekurudhe në një lartës prej 500 m për të hyrë në Viaduktin Mala Rijeka një nga urat më të larta hekurudhore në botë .Më pas treni hyn në zonën e Liqenit të më të madh të Ballkanit në Malin e Zi, Liqenit të Shkodrës. eqyteti i Serbisë, Beogradi, deri në bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Gjatë udhëtimit 12-orësh, treni hyn në pejsazhet e Alpeve Dinarike, kalon përmes kanioneve, ecën në ura që përshkojnë grykat e lumenjve dhe rrëshqet mbi një liqen të lashtë tektonik. Hekurudha, e cila përshkon zemrën e Ballkanit Perëndimor, ia vlen të përshkohet nga ata që adhurojnë një natyrë të virgjër e të egër

